Dita e Diasporës

Albas pjesë e trajnimeve për mësimdhënien e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Itali dhe Zvicër

Me rastin e ditës së Diasporës, Albas ishte pjese e trajnimeve për mësimdhënien e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Milano dhe Kantonin Aargau në Zvicër,organizuar nga QBD dhe Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë. Tema e trajnimeve ishte “Metodat e mësimdhënies me në qendër nxënësit”.

Me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës dhe Ditës Ndërkombëtare të Migracionit, Qendra e trajnimeve ALBAS mori pjesë në trajnimin një ditor të organizuar në Milano të Italisë nga shkolla shqipe “Dora e Pajtimit” në bashkëpunim me Qendrën e Botimeve për Diasporën. 


Në këtë trajnim me temë “Metodat e mësimdhënies me në qendër nxënësit”, ku morën pjesë trajneret Edlira Gugu dhe Ervisa Paloka, u trajtuan metodat e mësimdhënies me në qendër nxënësin, si dhe mënyra e zbatimit të këtyre metodave përmes përdorimit të tekstit "Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare". 

Referimi nga Edlira Gugu, drejtuese e QTPA 

Gjatë fjalës së Ervisa Palokës, trajnuese 

Në trajnim u ndalën veçanërisht te përputhshmëria e këtij teksti me specifikat e mësimdhënies/mësimnxënies në mësimin plotësues. 


Mësimdhënësit u orientuan se si mund të punojnë me një tekst, i cili është i hartuar në mënyrë të tillë, që të respektojë dallimet dhe të përmbushë nevojat e interesat e ndryshëm të nxënësve dhe të mësuesve. 


Gjatë trajnimit u prezantua dhe varianti digjital i tekstit, i cili ofron zbatimin e standardeve të shkollës moderne dhe të shoqërisë së sotme globale.

Po në këtë kuadër u zhvillua edhe trajnimi në Kantonin Aargau në Zvicër


Të pranishëm në aktivitet ishin mësimdhënës të gjuhës shqipe në Zvicër, Gjermani dhe në Austri, të cilët shfaqën interesim të posaçëm për trajnime të kësaj natyre.


Gjatë gjithë kohës vëmendja për këtë pjesë të Shqipërisë larg vendlindjes ka qene e madhe. Janë organizuar dhe vazhdojnë të organizohen një sërë aktivitetesh në Diasporë me bindjen dhe me shpresën në kapitalin më të çmuar të Shqipërisë, shqiptarët. 



N.Allkja Biçaku

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,086 Lexime
1 vit më parë