ALBAS prezanton katalogun e botimeve shkollore për Shqipërinë për vitin 2026-2027

ALBAS prezanton katalogun e botimeve shkollore për Shqipërinë për vitin 2026-2027, me tekste të përditësuara, përmbajtje cilësore dhe risi pedagogjike në mbështetje të mësuesve dhe nxënësve. Shfletoni katalogun dhe njihuni me botimet më të reja shkollore.

Shtëpia botuese ALBAS ka ndarë katalogun e ri të botimeve shkollore për vitin shkollor 2026-2027, duke sjellë për mësuesit dhe nxënësit tekste të përditësuara, përmbajtje cilësore dhe risi pedagogjike të përshtatura me nevojat bashkëkohore të arsimit.


Në njoftimin e saj, ALBAS thekson se botimet janë menduar për të mbështetur punën e mësuesve në klasë dhe për të ndihmuar në suksesin e nxënësve gjatë procesit mësimor. Katalogu përfshin tekste dhe materiale ndihmëse për nivele dhe lëndë të ndryshme, duke reflektuar zhvillimet më të fundit në metodologjinë e mësimdhënies.


“Të dashur mësues/e, ju prezantojmë katalogun e botimeve shkollore ALBAS për vitin shkollor 2026-2027. Tekste të përditësuara, përmbajtje cilësore dhe risi pedagogjike të menduara për të mbështetur punën tuaj në klasë dhe suksesin e nxënësve”, - thuhet në njoftimin e ALBAS.


Mësuesit dhe të interesuarit mund të shfletojnë katalogun e plotë duke klikuar në linkun e mëposhtëm:


Katalogu i botimeve shkollore ALBAS 2026-2027

 



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

66 Lexime
1 orë më parë