Libri digjital

Albas zhvillon trajnime çdo të shtunë në orën 10:00

Të shtunën në orën 10:00 ju presim në Qendrën e Trajnimeve Albas për të biseduar për librin digjital, përdorimin e tij dhe për të ndjekur një orë model.

Të nderuar drejtorë dhe mësues të shkollave të arsimit parauniversitar publik dhe privat,

Ju falënderojmë për mbështetjen tuaj për mbarëvajtjen e trajnimeve që Shtëpia Botuese Albas po zhvillon me mësueset dhe mësuesit për përdorimin e platformës dhe teksteve digjitale.


Ju njoftojmë që Shtëpia Botuese Albas vijon trajnimet e mësuesve të shkollave 9-vjeçare për përdorimin e platformës dhe teksteve të saj digjitale.


Trajnimet do të mbahen ditën e shtunë, datë 19 nëntor, ora 10:00, në Qendrën e Trajnimeve Albas, autostrada Tiranë-Durrës, km 4 (100 metra sa kalon QTU-në), Tiranë.


Trajnimet do të zhvillohen nga autorët e teksteve dhe ekspertët e Portalit Shkollor Albas. Mësuesit do kenë mundësinë të ndjekin orë model me tekstin digjital.


Për çdo nevojë dhe sugjerim, jeni të lutur të na kontaktoni në: [email protected] ose në numrat 04231 9002 dhe 0697098026.


Ju mirëpresim!

1,873 Lexime
7 vjet më parë