Botim i ri nga ALBAS: “Më quajnë... Fadil Vokrri”, nga Arbër Salihu
Njihuni me historinë e Fadil Vokrrit, legjendës së futbollit kosovar, përmes botimit të ri të ALBAS, “Më quajnë... Fadil Vokrri”, nga Arbër Salihu. Një rrëfim frymëzues për fëmijë mbi talentin, pasionin, këmbënguljen dhe ëndrrat që ndryshojnë historinë.
Nga seria “Më quajnë…” vjen historia e një prej figurave më të dashura të futbollit shqiptar. Një rrëfim frymëzues për fëmijë, që na tregon se pas çdo ëndrre të madhe fshihen pasioni, puna, këmbëngulja dhe besimi te vetja.
Fadil Vokrri ishte një nga figurat më të shquara të futbollit kosovar, një futbollist i talentuar dhe një drejtues që la gjurmë të rëndësishme në sportin shqiptar. Me aftësitë e tij në fushën e lojës, ai u bë i njohur përtej kufijve të Kosovës. Pas përfundimit të karrierës si futbollist, ai iu përkushtua zhvillimit të futbollit në Kosovë dhe, si president i Federatës së Futbollit të Kosovës, luajti një rol kyç në rrugëtimin e saj drejt pranimit në UEFA dhe FIFA, në vitin 2016.
Pas vdekjes së tij, më 9 qershor 2018, stadiumi i Prishtinës mori emrin e tij, si shenjë nderimi për kontributin e jashtëzakonshëm. Fadil Vokrri mbetet një simbol i talentit, përkushtimit dhe këmbënguljes, një emër që lidhet jo vetëm me historinë e futbollit, por edhe me realizimin e një aspirate të rëndësishme për Kosovën: njohjen ndërkombëtare të futbollit të saj.
“Kosova arriti të ndryshojë historinë. Ne u bëmë pjesë e hartës së futbollit botëror. Misioni ynë rezultoi i suksesshëm. Fëmijët dhe të rinjtë e Kosovës janë të lirë të luajnë dhe të marrin pjesë në kampionatet ndërkombëtare të futbollit.”
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Botim i ri nga ALBAS: "Plagët e lavdisë" nga Blerim Gjoci
Planet mësimore, ditarët dhe materialet ndihmëse të teksteve shkollore të Albas Shqipëri
SKEMA PËR LETËRSINË DHE GJUHËN SHQIPE – në ndihmë të maturantëve