Botim i ri nga ALBAS: "Plagët e lavdisë" nga Blerim Gjoci
Njihuni me një rrëfim të ri të legjendës së Gjergj Elez Alisë, që zbulon jetën e tij nga fëmijëria deri te beteja e fundit. Përmes një novele grafike me vizatime të punuara me dorë, Blerim Gjoci sjell historinë e dhjetë plagëve të heroit, dashurisë dhe trimërisë së tij.
Në folklor, bota e Gjergj Elez Alisë nuk është shumë e detajuar. Nuk kemi të dhëna për fëmijërinë e tij, për jetën para plagës së dhjetë. Legjenda e tij flet vetëm për betejën e fundit të Gjergjit kundër bajlozit të zi, për trimërinë dhe shkathtësinë e tij, për nderin, dashurinë për vendin dhe për motrën që nuk iu nda kurrë dhe këtu historia përfundon.
Ndërsa këtu, në këtë rrëfim ndryshe të legjendës së Gjergj Elez Alisë, rrëfejet jeta dhe historia e tij e plotë, që nga plaga e parë deri te plaga e dhjetë: fëmijëria e tij, dashuria për Hanën, betejat e vazhdueshme kundër së keqes dhe liria e fiseve ilire, deri te beteja e fundit.
Kjo novelë grafike synon ta paraqesë Gjergjin para botës me tërë madhështinë e tij. Banorët e Rizanit në epokën e Gjergjit jetonin në një botë magjike, në besëlidhje me zanat e pavdekshme dhe në harmoni të plotë me natyrën, derisa një ditë... historia e tij vjen e rrëfyer përmes vizatimeve me dorë, në dhjetë libra, për dhjetë plagët e Gjergj Elez Alisë.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Botim i ri nga ALBAS: “Më quajnë... Fadil Vokrri”, nga Arbër Salihu
Planet mësimore, ditarët dhe materialet ndihmëse të teksteve shkollore të Albas Shqipëri
SKEMA PËR LETËRSINË DHE GJUHËN SHQIPE – në ndihmë të maturantëve