Qendra e Trajnimeve Albas

Albas zhvillon trajnime me kredite në 11-13 maj në Tiranë

Me datën 11-13 maj trajnimi zhvillohet në Tiranë në Qendrën e Trajnimeve Albas, autostrada Tiranë-Durrës, km 4 për modulet “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës” dhe “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”.

Ju informojmë se Qëndra e Trajnimeve Albas vijon të zhvillojë trajnime me kredite në të gjithë vendin për tre modulet e akredituara nga institucionet arsimore: Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës; Mësimdhënia në kurrikulat e reja; Menaxhimi i klasës.


Me datën 11-13 maj trajnimi zhvillohet në Tiranë në Qendrën e Trajnimeve Albas, autostrada Tiranë-Durrës, km 4“Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës” ose “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” zgjidhni njërin prej këtyre dy moduleve dhe kryeni procesin e regjistrimit. Secili modul përmban 1 kredit dhe kushton 2 mijë lekë. Pagesa kryhet në çdo degë të Raiffaisen Bank pasi të kryeni procesin e regjistrimit. 


Moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” trajton çështjet e mëposhtme:

  • Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca.
  • Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca.
  • Reflektimi i metodave të mësimdhënies - nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit
  • Kuptimi mbi situatën e të nxënit. Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme.
  • Roli i mësuesit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.


Moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës” trajton çështjet e mëposhtme:

  • Kuptimi mbi përfshirjen e fëmijëve me AK, këndvështrimi historik, kërkesat ligjore dhe integrimi i saj si një domosdoshmëri e sistemit të edukimit dhe fëmijëve në vështirësi për t’ia dalë.
  • Fëmijët me aftësi të kufizuar: llojet, vlerësimi, trajtimi, aktorët pjesëmarrës në vlerësim dhe trajtim. Sfidat dhe dilemat në përfshirje.
  • Vlerësimi i nevojave të fëmijëve me AK dhe ardhja në ndihmë e këtyre nevojave me programe te dedikuara. Programet e Edukimit Individual (PEI) dhe zhvillimi i objektivave brenda klasës. Teknikat dhe shkathtësitë e mësueseve në realizimin e objektivave.

Nëse hasni vështirësi gjatë procesit të regjistrimit jeni të lutur të kontaktoni në: 0697070480 ; 0697098026 ; 0692058402 ose në adresën [email protected]


Mbetemi në kontakt për çdo paqartësi apo nevojë që ju keni nëpërmjet numrave të telefonit dhe adresës së e-mailit. 


(Portali Shkollor)

3,002 Lexime
5 vjet më parë