Trajnim me kredite më 28 gusht për modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”
Qendra e Trajnimeve Albas, ofron trajnim me kredit për të gjithë mësuesit e interesuar, për modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” për ciklin parashkollor. Moduli përmban 1 kredit dhe ai do të zhvillohet në datën 28 gusht 2021.
Qendra e Trajnimeve Albas e akredituar nga MASR zhvillon në datën 28 Gusht 2021, ora 10.00 trajnimin për modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” për ciklin parashkollor. Moduli përmban 1 kredit.
Moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” trajton këto çështje:
- Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca,
- Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca;
- Reflektimi i metodave të mësimdhënies/nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit;
- Kuptimi mbi situatën e të nxënit, mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme;
- Roli i mësuesit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.
Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom, dhe kushton 1000 lekë të reja. Pagesa bëhet në bankë përmes llogarisë bankare të Albas.
Për regjistrim jeni të lutur të plotësoni formularin e mëposhtëm:
Për çdo paqartësi jeni të lutur të kontaktoni në:
0697070480
ose në adresën [email protected]
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QTPA trajnim me kredite në datën 19-20 tetor, moduli “Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien online”
Trajnime me kredite përgjatë muajit shtator nga Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas
Qendra e Trajnimeve Albas organizon trajnim në Kosovë për mësimdhënësit e arsimit të mesëm të ulët “Gjuha shqipe 8”