Qëndra e trajnimeve Albas

Përfundon trajnimi me kredit “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” në Kukës dhe Berat

Qëndra e trajnimeve Albas përfundoi me sukses trajnimet për mësuesit në qytetin e Kukësit dhe të Beratit për modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”. Interesim i lartë i mësuesve për dy ditë rresht (13-14 prill në Kukës, 20-21 në Berat)

Një tjetër sukses nga Qendra e Trajnimeve Albas. Ka përfunduar tërësisht i realizuar trajnimi me kredit i modulit “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” në qytetin e Kukësit dhe Beratit. Trajnimet zgjatën për dy ditë rresht (13-14 prill në Kukës, 20-21 në Berat), ndërsa u pa një interesim i madh i mësuesve për këtë modul. 


Kjo u vu re nga numri i madh i pjesëmarrësve por edhe nga vëmendja e tyre për të ngritur pyetje apo diskutime të rëndësishme sa i takon profesionalizmit në mësimdhënie rreth kësaj çështje. Mësuesit pjesëmarrës vinin jo vetëm nga qyteti i Kukësit dhe i Beratit por edhe nga rrethinat e tyre. 

Nga komunikimi me trajneren Natasha Poroçani u kuptua se ky modul demonstroi, që edhe pse është një temë e trajtuar shumë kohët e fundit, mësuesit ndiejnë nevojën për të folur rreth  aspekteve të ndryshme të kurrikulës, për të shkëmbyer eksperiencat dhe për t’u përmirësuar. 


Nisma “tri lëndë në gjashtë orë” ka risjellë në vëmendjen e tyre nevojën dhe rëndësinë e përdorimit të librit digjital në orën e mësimit, duke theksuar format konkrete të ilustrimit të mësimit dhe veçanërisht efikasitetin që kanë materialet të cilat ndërtojnë situatën e të nxënit.

Nëpërmjet këtij moduli mësuesit u njohën me çështje që përbëjnë interes për zhvillimin e orëve mësimore nga ta, por edhe me çështjetë rëndësishme të programeve të reja. 


Konkretisht në modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” u trajtuan çështje të tilla si:


- Mësimdhënia dhe të nxënët bazuar në kompetenca;

- Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca;

- Reflektimi i metodave të mësimdhënies;

- Nxënia ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit;

- Kuptimi mbi situatën e të nxënit;

- Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme;

- Roli i mësuesit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.  


Ndërkohë, gjatë seancave të pushimit, mësuesit bënë evidentime sa i takon zhvillimit të trajnimit ku për ta vëmendje kishte tërhequr profesionalizmi i trajnerëve, materialet e bollshme dhe të pasura me informacion, shembujt praktikë dhe puna në grupe, mjediset e këndshme të punës  si dhe mikpritja  që ofronte qendra. 


Gjithashtu, mësuesit të cilët ishin pjesë e këtij moduli, “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”,  pohuan domosdoshmërinë e trajnimeve të tilla, pasi një njohje më e detajuar e këtyre kurrikulave do ta lehtësojë punën e tyre në klasë. 

Trajnerja Natasha Poroçani rezervoi kohën për të dëgjuar edhe pyetjet e mësuesve dhe për t’iu përgjigjur atyre. Pas testimit përfundimtar mësuesit u pajisen me certifikata të cilat përmbajnë 1 kredit i nevojshëm për të plotësuar zhvillimin profesional  të mësuesit brenda një viti shkollor sipas udhëzimit të MASR, Nr 1 datë  20.01.2017. 

Qëndra e Trajnimeve Albas do të vijojë ende trajnimet në të gjitha qytetet e Shqipërisë, duke prezantuar tre modulet e akredituara nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit (IZHA): “Menaxhimi i klasës”, “Mësimdhënia me kurrikulat e reja” dhe “Përfshirjae nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithpërfshirës”.


Qëndra e Trajnimeve Albas kujdeset të plotësojë të gjitha kushtet për zhvillimin e trajnimit në mjedise të përshtatshme dhe  të paisur me të gjitha mjetet e nevojshme për trajnim.


Në datat 27- 28 prill trajnimi për modulin e akredituar “Mësimdhënia me kurrikulat e reja” do të zhvillohet në Shkodër.


Gjithashtu, më 27 prillTiranë do të zhvillohet trajnimi për modulin e akredituar “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuarnë arsimin gjithëpërfshirës”.


Ju mund të zgjidhni mes dy moduleve se cilin prej tyre do të ndiqni dhe të regjistroheni në trajnim. Nëse hasni vështirësi gjatë procesit të regjistrimit jeni të lutur të kontaktoni në:  0697070480; 0697098026; 0692058402 ose në adresën [email protected]


Mbetemi në kontakt për çdo paqartësi apo nevojë që ju keni nëpërmjet numrave të telefonit dhe adresës së e-mailit.

2,997 Lexime
5 vjet më parë