Njoftimi

Bursa studimi pasuniversitare në Maltë

Të gjithë kandidatët që janë të interesuar të ndjekin studimet pasuniversitare për çështjet klimatike duhet të bëjnë aplikimin online dhe të dorëzojnë dokumentacionin hard copy pranë Universitetit të Maltës brenda datës 25 Maj 2018

Qeveria e Maltës ka shpallur programin e bursave për studentët e huaj, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet pasuniversitare për çështjet klimatike në Universitetin e Maltës për vitin akademik 2018-2019. Bursat e studimit ofrohen në fushat e mëposhtme:


1- Zbutja e ndryshimeve klimatike dhe transporti i ulët i karbonit;

2- Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike për të rritur elasticitetin për ruajtjen e burimeve të gjalla detare;

3- Qeverisja e ndryshimeve klimatike në kontekstin e shteteve dhe territoreve të vogla ishullore;


Skema e akordimit të bursave është pjesërisht pjesë e detyrimeve të Maltës sipas Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet Klimatike (UNFCCC) për të ofruar mbështetje për shtetet në zhvillim. 


Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të bëjnë aplikimin online dhe të dorëzojnë dokumentacionin hard copy pranë Universitetit të Maltës brenda datës 25 Maj 2018 që është edhe afati i fundit për aplikim në adresën e mëposhtme:

University of Malta

Msida, MSD 2080

Malta

Phone: + 35623402340

Për një informacion më të detajuar për mënyrën e aplikimit dhe të përgatitjes së dokumentacionit,


Ju lutemi referojuni adresave në web-site:


https://www.um.edu.mt/newspoint/noticeboard/opportunities/2018/05/scholarshipsinclimateaction


https://www.um.edu.mt/__data/assets/pdf_file/0006/348261/climateactionscholarshipsum2018.pdf


Gjithashtu, për sqarime të tjera kandidatët mund të kontaktojnë me Zyrën Ndërkombëtare të Universitetit të Maltës në adresën e-mailit: [email protected] 



(Portali Shkollor) 

1,911 Lexime
6 vjet më parë