![](https://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2017-09/29/231-0-af0bd5c303072939560615c95607df62.jpg)
Çfarë janë emrat ambigjenë?
Të gjithë emrat në gjuhën shqipe kanë një gjini të caktuar.
Ata janë në gjininë mashkullore, femërore dhe asnjanëse. Shumë emra të gjinisë mashkullore e formojnë shumësin me prapashtesën –e dhe –ra. Këta emra në numrin shumës e ndërrojnë gjininë dhe kthehen në gjininë femërore. Këta emra quhen ndryshe emra ambigjenë ose të dygjinishëm. Si të tillë, edhe përcaktorët i marrin në gjininë femërore.
Atëherë kemi:
- Male të larta dhe jo Male të lartë
- Këto vende dhe jo Këta vende
- Tri fshatra dhe jo Tre fshatra
- Ujëra të kulluara dhe jo Ujëra të kulluar.
(Përgatiti: Sevi Agolli, Portali Shkollor)
Përdorimet e gabuara të apostrofit/Si ta përdorim drejt apostrofin
Nëpunës apo Nënpunës?
12 fjalët që shkruajmë gabim