Seria

“Dinozaurët”

Teksti nxit imagjinatën e lexuesit të vogël dhe i mëson atij karakteristikat e veçanta të llojeve të dinozaurëve, kuriozitete rreth mënyrës së ushqimit, jetës dhe të dhëna rreth zbulimit të fosileve të tyre nga shkencëtarët

Personazhi i serisë “Dinozaurët” është një djalë, i cili në fund zbulon se dinozauri për të cilin po flet, është lodra e tij e dashur, me të cilën fle çdo natë. Teksti nxit imagjinatën e lexuesit të vogël dhe i mëson atij karakteristikat e veçanta të llojeve të dinozaurëve, kuriozitete rreth mënyrës së ushqimit, jetës dhe të dhëna rreth zbulimit të fosileve të tyre nga shkencëtarët.


Libri “Brakiozauri – dinozauri më i gjatë” i serisë “Dinozaurët” flet për këtë lloj dinozauri katërkëmbësh barngrënës, emri i të cilit ka kuptimin “zvarraniku me krahë të degëzuar”. Ai mendohet se ka qenë aq i madh, sa hante deri në 200 kilogramë bimë në ditë dhe se jetonte deri në 100 vjet.

Libri “Tiranozauri Reks – mbreti i dinozaurëve” i serisë “Dinozaurët” flet për këtë lloj dinozauri dykëmbësh mishngrënës, emri i të cilit ka kuptimin “mbreti më tiran i zvarranikëve”. Për të thuhet se ka qenë kafsha më e madhe që  ka jetuar në Tokë dhe se mund ta kthente kokën nga të gjitha drejtimet.

Libri “Stegozaueri – dinozauri më miqësor” i serisë “Dinozaurët” flet për këtë lloj dinozauri katërkëmbësh barngrënës, emri i të cilit do të thotë “zvarranik me çati”. Ai dallohej lehtësisht prej dy rreshtave me pllakëza mbi  kurriz. Në fillim atë e quanin “dinozauri budalla”, për shkak të trurit të tij të vogël sa një arrë.

Libri “Triceratopsi – dinozauri më i fortë” i serisë “Dinozaurët” flet për këtë lloj dinozauri katërkëmbësh barngrënës, emri i të cilit ka kuptimin “fytyra me tri brirë”. Mendohet të ketë qenë dinozauri i fundit që eci mbi tokë dhe se ishte shumë i shpejtë.

Blini online librin që dëshironi duke klikuar në www.librarialbas.al


(Portali Shkollor)

8,656 Lexime
6 vjet më parë