Pas suksesit të dy librave të mëparshëm, ALBAS sjell botimin e ri të Mel Robbins: “Lëri… si ta ndiejnë”
Po sikur çelësi i një jete më të qetë të ishte të mos shqetësoheshim më për atë që mendojnë të tjerët? Në librin e ri të Mel Robbins, “Lëri… si ta ndiejnë”, do të zbuloni si të çlironi veten nga gjykimet, të ruani energjinë dhe të përqendroheni te ëndrrat, qëllimet dhe lumturia juaj.
Pas suksesit të librave “Rregulla e 5-sekondëshit” dhe “Shprehia e vetëbrohoritjes”, në shtëpinë botuese “Albas” vjen libri “Lëri… si ta ndiejnë” nga Mel Robbins.
Një shprehje e thjeshtë që do të ndryshojë mënyrën si e sheh jetën tënde.
Nëse po has vështirësi për të arritur qëllimet e tua ose për t’u ndier pak më i/e lumtur, problemi nuk je ti. Problemi qëndron te fuqia që ti u jep të tjerëve mbi jetën tënde.
Në këtë libër ti do të mësosh se si një shprehje e thjeshtë “Lëri… si ta ndiejnë” mund të të çlirojë nga opinionet, dramat dhe gjykimet e të tjerëve. Të të çlirojë nga cikli rraskapitës i përpjekjeve për të kontrolluar gjithçka dhe këdo që të rrethon.
Ka një mënyrë më të mirë për të jetuar.
Teoria “Lëri… si ta ndiejnë” është një metodë e provuar që të mëson si të mbrosh kohën dhe energjinë tënde, dhe të përqendrohesh tek ajo që ka vërtet rëndësi për ty. Ke kaluar shumë kohë duke kërkuar miratimin e të tjerëve, duke u përpjekur të menaxhosh lumturinë e tyre dhe duke lejuar që opinionet e tyre të të pengojnë të ecësh përpara. Mëso si të mos ua dorëzosh më të tjerëve fuqinë tënde, dhe si të fillosh të krijosh një jetë ku të parat vijnë: ëndrrat e tua, qëllimet e tua dhe lumturia jote.
“Lëri… si ta ndiejnë” është një mjet i thjeshtë për të cilin miliona njerëz në mbarë botën nuk reshtin së foluri, sepse funksionon. Mënyra më e shpejtë për të marrë kontrollin e jetës sate është të mos përpiqesh më për të kontrolluar të tjerët, dhe të përqendrohesh tek ajo që mund të kontrollosh vërtet: vetja jote.
Duke i lënë të tjerët të jetojnë jetën e tyre, edhe ti mund ta jetosh tënden më në fund.
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Planet mësimore, ditarët dhe materialet ndihmëse të teksteve shkollore të Albas Shqipëri
“Trupi” i David Szalay, romani fitues i çmimit Booker 2025, vjen në shqip si botim i ri nga shtëpia botuese Albas
Planet mësimore dhe librat e mësuesit për tekstet shkollore të Albas Kosovë