Reflektim

“Drejtues i mirë, ku dallon dinjiteti dhe ndershmëria” nga Andon Andoni

Jemi mësuar tashmë që në njësinë matëse të cilësisë së një shkollë të përdorim plot indikatorë vlerësues, që nga Vlerësimi i Brendshëm i Shkollës e deri tek dokumentacioni shkollor i mësuesit dhe portofoli i nxënësit. Por në ketë shkrim unë do sjell vetëm një “tregues” kokëfortë që flet shumë.

U ndodha në shkollën "100 vjetori" në Kamëz, kur drejtorin e saj, e telefonoi dikush nga instancat eprore!


- Drejtor, mund të më thuash si keni mundur të pajisni klasat me monitorë televizive, për realizimin e orës së mësimit? 


Ndoshta pyetja mund të kishte qenë dyshuese apo më shumë habitore, apo diçka e pakuptimtë në intonacion sepse përgjigja e tij ishte;


-Nuk e kam bërë unë, Rasim Beluli! E kush jam unë për të siguruar të tilla investime! E ka bërë drejtori i shkollës! 


Bëra buzën në gaz. Një përgjigje sa lakonike aq edhe elokuente, plot nerv dhe dinjitet për një njeri që di të ndajë përgjegjësinë dhe peshën e detyrës në shërbim të një komuniteti nga vetjakja, personalja, e përditshmja.


Për një moment shkova nëpër mend gjithë infrastrukturën dhe mjediset e kësaj shkolle të cilën e kam vizituar shpesh, dhe thashë nën zë;


- Sikur vetëm këta ekrane TV-je. Ohu! Ai e ka mbushur shkollën me miliona lekë investime (Një pjesëz edhe nga buxheti i shtetit), në ndihmë të laboratorëve, klasave sportive dhe didaktike, si askush tjetër.

Drejtori i shkollës "Njëqind vjetori" Kamzë,  Z.Rasim Beluli

Ka kohë që kjo shkollë, në Kamëz, ka zënë një nga krerët e arsimit të këtushëm, por jo vetëm.

Teksa rendis ketë shkrim për drejtimin e shkollës “100 vjetori”, veçanërisht,- e di që do kem mbi vete shënjestrime dhe rrudhje buzësh nga plot miq e kolegë të drejtor Rasimit dhe jo vetëm, por pa asnjë anësi në këto radhë do rrekem të them disa të vërteta të cilat njihen nga të gjithë dhe sidomos nga komuniteti dhe nxënësit e shkollës, të cilët marrin këtë shërbim cilësor në këtë shkollë, me plot synime në rritje.


Pak histori!


Nëntë vite më parë, sipas asaj çka kanë njohur dhe provuar këta prindër, mësues e nxënës, kanë pasur një shkollë të re si godinë, por në një gjendje të infrastrukturës shkollore në pikë të hallit. Fotot nuk na duhen. Memoria e tyre është e gjallë.

-Kur e mora në dorëzim shkollën, -kishte vetëm tri vite që ishte ndërtuar, -nuk kishte as stola e as karrige për t’u ulur mësuesit, le më mjete didaktike dhe mësimore. As që bëhej fjalë. 


Për rregull dhe disiplinë pune, linte shumë për të dëshiruar! Ndërsa sot, në këtë drejtim shkolla është e pajisur dhe e mirëmbajtur në një mënyrë të shkëlqyer, që nga salla e mësuesve dhe deri tek, palestra, tualetet, ngrohja dhe klasat e nxënësve. Siç përmenda më sipër, edhe me monitorë televizivë, të lidhur me laptopët e mësuesve për të zhvilluar një mësim, dinamik dhe efikas. 


Pa u zgjatur në këtë pikë, me drojën që mos duket si një renditje të dhënash të përgjithësuara, do sjell për lexuesin konsideratën e një drejtuesi didaktik në një nga shkollat e Borasit në Suedi, Sokol Demakun, që kur hyri për herë të parë në mjediset e “100 Vjetorit”, u shpreh duke ndalur çapin.

-Të tillë shkollë, me kaq rregull, pastërti dhe mjedise moderne nuk gjen as në Suedi!


Cilësia?


Jemi mësuar tashmë që në njësinë matëse të cilësisë së një shkollë të përdorim plot indikatorë vlerësues, që nga Vlerësimi i Brendshëm i Shkollës e deri tek dokumentacioni shkollor i mësuesit dhe portofoli i nxënësit. Por në ketë shkrim unë do sjell vetëm një “tregues” kokëfortë që flet shumë. 

Jam ndodhur në fillimet e shtatorit, kur drejtor Rasimin e zë “një dhimbje koke”, nga kërkesat e pafundme për të regjistruar fëmijët këtu, që nga klasa e parë dhe deri tek e nënta me transferime nga të gjitha anët e Kamzës, por jo vetëm.


- Në ato ditë, nuk kam as miq e shokë, as familjarë, motra e vëllezër, as eprorë dhe miq të ministrisë!- thotë Ai. 


- Kjo është mëse e vërtetë. Sistemi i regjistrimit përmes e-albania, ka zgjidhur plot punë, por ende ka trysni dhe problematikë që e bëjnë në ngërç mënyrën e qasjes së këtij problemi.


Dhe rezultati;- në gjimnazet e Tiranës, ku kanë shkuar dhe shkojnë një pjesë e nxënësve të kasave të nënta të kësaj shkolle, zënë vendet e para në mësimnxënie dhe dije të qëndrueshme, olimpiada etj. Një lloj certifikate vlerësuese për punën e palodhur të kolektivit mësues nxënës të "100 Vjetorit".


Përpos të tjerave, do donim të theksonim rolin e drejtuesit të një shkolle në rritjen e përformancës së saj, ku ai i drejtori është, po kaq i rëndësishëm si trajneri në një ekip futbolli, që sado me elemente të “dobët” që të këtë skuadra di ta ngrejë një kategori, ose e kundërta, mund edhe ta zbresë një më poshtë, edhe nëse në të ka yje të blerë shtrenjtë! Një dukuri kaq e lakuar dhe e prekshme, ku roli i drejtuesit vizionar, pasionant, i qëndrueshëm dhe dinjitoz, por mbi të gjitha i ndershëm, nëse gërshetohet me punën e vetë mësuesve, arrin rezultate të kënaqshme.


Ndonjëherë, në mjediset e jashtme dhe të brendshme të shkollës, madje edhe tek ndonjë koleg i tiji, drejtues,- qëllon që kur përmendet shkolla 100 vjetori dhe drejtori i saj Rasim Beluli, të rrudhin buzët. As një argument kundra për sa i përket shkollës, rregullit, disiplinës, pastërtisë dhe qetësisë teksa hyjnë e dalin në shkolle çdo ditë 1260 nxënës dhe 76 mësues. Por....


-Mirë, mirë, por është pak i sertë.. diktator!


E kam çuar shpesh nëpër mend këtë dyzim ndaj tij;- ka një pjesë mësuesish që e adhurojnë në punë dhe sjellje, si kundër dhe kjo që sapo thashë më sipër prej dikujt tjetër me rrudhje buzësh dhe qejf mbetje.

Një gjë është mese e vërtetë; 

Jashtë portës së oborrit të shkollës, të gjithë mësuesit janë miqtë dhe të “përkëdhelurit e tij”, brenda shkollës, nëse përparësja e bardhë mungon në veshjen e mësueses, apo nga klasa e 9-të A, dëgjohen zëra dhe zhurma jo të pëlqyeshme, hyn në loje vetvetiu, “diktatori”. 


Nëse do përmendja emra mësuesish dhe kolegësh të kategorisë “që e shajnë” do më rezultonin ata që nuk e duan punën dhe cilësinë e shkollës, “ata që e ngrenë në qiell” janë të kundërtit, që punojnë me pasion dhe vetëmohim.

E në këtë pikë do doja të sillja në vëmendje të lexuesit një pohim të Faik Konicës, botuar në një gazetë Vjenezë në pranverën e 1913-tës.


“Kur erdha në Shqipëri, të shikoja për së afërmi punën e vetëqeverimit, mu mbush mendja se ky popull që të hyjë në udhën e përparimit dhe prosperitetit, duhet të këtë mbi krye një diktator”.


Sigurisht Faik beu nuk e ka fjalën në kontekstin e një diktatori, siç ky popull provoi nën Enver Hoxhën, por për një qasje të punës, të shtrënguar nga rregulla të forta. 


Ja këtë teori suksesi ka në vetvete ky drejtor i shkollës 100 vjetroi. Shkollë që konkurron me dinjitet mes shkollave tona kombëtare më të mira.

Nga Andon Andoni

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,267 Lexime
1 vit më parë