Reflektim

“Duam arsimim më të mirë në Kosovë”, nga Xhenete Spahiu

Para se të jem një mësuese për ciklin e ulët në vendin tim Kosovë, kam dëgjuar shumë njerëz që jetojnë këtu se duan arsimim më të mirë. Kam menduar çfarë duhet të bëj, që edhe unë mund të kontribuoj në zhvillimin e arsimit...

Sfidat e para si mësuese


Para se të jem një mësuese për ciklin e ulët në vendin tim, në Kosovë, kam dëgjuar termin e shumë njerzve që jetojnë këtu -“Duam arsimim më të mirë”. Kam menduar çfarë duhet të bëj unë që të zhvilloj nivelin e arsimimit këtu! 


Si një mësuese jam betuar të përkushtohem për persosjen profesionale dhe në rezultatet e nxënësve, jam betuar që puna ime të jetë sa më produktive, të kem bashkëpunime me prindërit, aftësi për komunikim efektiv; të krijoj një klimë adekuate ku nxënësi do të ndjehet si një subjekt, të shpreh atë që mendon pa frikë; të synoj kreativitetin dhe inovacionet ne mësimë, të zgjedh problemet përmes bashkëpunimit dhe më e rëndësishmja të ketë mjete bashkëkohore për realizim e mësimit. 


Të gjitha mjetet që kisha pranë vetes time ishin: një liber, një tablet dhe një projektor i vetëm për gjithë shkollën. Nxënësit më shikonin me një shikim që fliste shumë. Kërkonin dashuri dhe dije nga unë. Vendosa të jam një mësuese me dedikim për punën, energji pozitive, motivuse dhe të krijoj shpresa që nxënësit do të arrijnë çdo sukses që e synojnë.


Unë jam edukuar dhe arsimuar ne kohën që të thoje ndonjë mendim të gabuar  në klasë gjykoheshe dhe përqesheshe nga e gjithë klasa, ndonjëherë edhe nga mësuesit. Shumë nga ne edhe sot që jemi të rritur ngurojmë ta themi atë që mendojmë. 


Unë nuk do të dëshiroja asnjëherë që mendimi i një nxënesit tim të gjykohet në klasën time, duke ulur vetbesimin e tij. Ne duhet fillimisht t’i ndërtojmë themelet e forta te edukimi i të rinjve, duke krijuar tek ta guxim, besim dhe entuziazem.

 

Detyra e mësuesit nuk është vetëm të realizoj planet që ka përgatitur në klasë por t’i motivoj nxënësit që rruga e dijes nuk është e thjesht, por me punë çdo synimin arrihet. 


Motivimi i nxënësve është një segment i rëndësishëm në procesim mësimor. Do të parashtroj edhe disa pika tjera që për mua janë kyçe që procesi mësimor duhet t’i ketë. 


Nëse e krahasojë kohën kur unë kam mësuar me kohën që tani realizoj procesin mësimorë kemi ndryshime, ndryshime qe janë të pamjaftueshme për arsim. Nxënësve librat u dhurohen, thuajse çdo shkollë ka projektor dhe disa mjete bazë që duhen për realizimin e një procesi mësimor. Gjithashtu që të jetë mësimi më cilësor nevojiten edhe shumë mjete. Shpeshherë e them këtë që, sado të flasim me fjalë asnjëherë nuk është e mjaftueshme kur në procesin mësimorë kemi mjete të konkretizojmë atë që kemi mësuar, atëherë mësimi do të arrijë të jetë në një nivel më të lartë. 


Nxënësit në Kosovë kanë munges për një parim themelor, parimin e konkretizimin. Mjeti bazë në procesin mësimorë është libri, i cili për hir të së vërtetës nuk mjafton. Librat e tjerë jashtëshkolorë mungojnë nëpër shkolla, po ashtu edhe në shumicën e familjeve tona. 


Me këtë deshta të theksojë që për procesin e mësimdhënies është nevoja edhe për më shumë kushte dhe mundësi: më  shumë kabinete, libra, t’i kushtohet më shumë vëmendje nxënësve që kanë talente për zbulimin dhe zhvillimin e këtyre talenteve, duhen pajisje digjitale në klasa. 


Ne shpesh fokusin e kemi se sa i suksesshem do te jetë nxënësi në fund të vitit shkollor ose në një test që do të realizohet në nivel shkolle, komune, shteti ose qoftë nacional, sidomos në  ciklin e ulët. 


Nxënësit duhet të mësojnë  përmes lojës. Nuk duhet te jetë i suksesshëm vetëm ai nxënës që  punon në shtëpi, por të gjithë ata që shprehin aftësi të veçanta në një fushë të caktuar dhe ne si mësuese duhet t’i ndihmojmë  në zhvillimin e aftësive që kanë. 


Arsimimi në Kosovë duhet të ndaloj të bëj diferencimin e gjimnazeve dhe shkollave profesionale. 


Duhet të marrë fund mendimi i përhapur se në shkollat profesionale duhet të jenë nxënësit më të dobët kurse në gjimnaze të jenë nxënësit qe kanë treguar suksese më të larta në procesin mësimor. Kualifikim i nxënësve duhet të bëhet në bazë të aftësive që ata kanë. Kualifikemet të bëhen në bazë të promovimit te aftësive. Niveli i arsimit është i ulët në të gjitha nivelet. Nga të gjithë këto faktor në renditemi të fundit në listat botërore nga testimet që bëhen. Duhet të kemi kujdes me fëmijët pasi nga çdo fëmijë krijohet një njeri i së ardhmes, që do t’i besohen shumë vende të rëndësishme për shtetin tonë.

Nga Xhenete Spahiu, studente Kosovë


©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,825 Lexime
2 vjet më parë