Elbasan

Ekspozita e nxënësve në gjimnazin “Vasil Kamami”

Drejtoresha e gjimnazit “Vasil Kamami”, Elisabeta Myftari, gjatë një interviste për Portalin Shkollor na tregon se si është organizuar puna për të ekspozuar punimet me të mira të nxënësve në ambientet e shkollës.

Në shkollën “Vasil Kamami” punimet më të mira të nxënësve që janë pjesë e portofolit ose e projekteve kurrikulare janë të ekspozuara në korridorin e shkollës. Ne biseduam me drejtoreshën Elisabeta Myftari, e cila na tregoi më shumë rreth mënyrës së organizimit të punës, ndarjes së detyrave e deri të ekspozimi i tyre në shkollë.


Si janë realizuar punimet?

Punimet e nxënësve janë realizuar nga vetëe ata në orë të veçanta mësimi (në klasë), një pjesë prej tyre në shtëpi në bashkëpunim me prindërit ose shokët e klasës, punë me grupe.


Çfarë materialesh janë përdorur?

Materialet e përdorura janë kryesisht letër e bardhe dhe me ngjyra, kartona, bukë peshku, makarona, bimë, objekte artificiale të ndryshme lule, kafshe etj., kunja shkrepëseje, shkopa barbeky, plastelinë, plastike, allçi etj.


Kanë punuar të gjithë nxënësit e shkollës? Si është organizuar puna?

Puna është organizuar me klasat 10, 11 pjesë e portofolit të të nxenit dhe klasa e 12 punë me projekte kurrikulare. Puna është zhvilluar gjatë periudhës janar - mars 2018 e cila finalizohet me panairin e këtyre punimeve në të gjitha lëndët. Më herët në fund të muajit dhjetor 2017 ky panair u zhvillua me punimet e periudhës shtator – dhjetor po në shkollë.


Janë punime që lidhen me tema të caktuara të procesit mësimor?

Punimet lidhen me tema të ndryshme pjesë e portofolit të nxënësit, tema të cilat mëesuesit i kanë caktuar që në fillim të periudhës bashkë me nxënësit, që sigursht, kanë lidhje me programin mësimor që zhvillohet në secilën lëndë.


Ishte e vështirë të organizonit vendosjen e të gjitha materialeve në këtë kënd të posaçëm të shkollës?

Nuk ishte e vështirë të vendosje materialet në ambientet e shkollës, pasi shkolla ka plot ambiente, por "vështirë" ishte se të gjithë dëshironin që punimet e tyre të ishin në qendër të mjedisit ku po ekspozoheshin dhe nxënësit e kishin punuar disi më dobët, dëshironin të ekspozonin punimet e tyre.


Cilat ishin reagimet e mësuesve dhe nxënësve pas realizimit të të gjithë procesit?

Të gjithë ishin të kënaqur, të motivuar për të punuar më tepër pasi ekspozita u zhvillua edhe më herët, por edhe prindërit u ndjenë shumë të kenaqur kur panë se punimet apo investimet e tyre për fëmijët nuk shkojnë kot.


Ju si drejtuese e shkollës çfarë mesazhi do të donit t’u përcillnit nxënësve të shkollës tuaj? Po mësuesve?

Inkurajoj nxënësit, mësuesit dhe prindërit që të vazhdojnë kështu punën e tyre dhe më tepër, pasi këto metoda të reja të të nxënit, aftësojnë realisht nxënësit në fushat ku ata studiojnë, motivojnë të gjithë nxënësit për të punuar (pavarësisht nivelit të tyre shkencor) dhe ndryshojnë stilin e të punuarit në klasë, bëjnë lëndën më tërherqëse, më të bukur dhe më të dëshiruar nga nxënësit.

(Albina Hoxhaj, Portali Shkollor)

2,243 Lexime
6 vjet më parë