Fjalori i gjuhës shqipe

Elemente apo Elementë?

Mund t’ju ketë ndodhur ta keni pyetur veten se cila është trajta e saktë e numrit shumës të emrit “element”: elemente apo elementë, me –e apo –ë. Cila është trajta e duhur dhe si ta përdorim saktë këtë fjalë në numrin shumës?

Elemente apo Elementë? 

Cila është trajta e duhur dhe si ta përdorim saktë këtë fjalë në numrin shumës?


Mund t’ju ketë ndodhur  ta keni pyetur veten se cila është trajta e saktë e numrit shumës të emrit “element”: elemente apo elementë, me –e apo –ë. Gjithashtu, mund t’ju ketë ndodhur ta keni hasur në të dyja trajtat, por nuk e keni kuptuar kur duhet njëra e kur tjetra. Atëherë këtu po përpiqemi ta shpjegojmë shumë thjesht këtë rast.


Emri “element” del me dy trajta shumësi: elemente dhe elementë. Dallimi se kur përdoret njëra trajtë dhe kur tjetra është sqaruar qartë në fjalorin e gjuhës shqipe. 


a) Ky emër del në shumës me –e, kur tregon ose i referohet një sendi etj. (jo një frymori). Dhe kemi: tri elemente kimike, elementet përbërëse të ndërtesës, këto elemente të natyrës etj.


b) Ky emër del në shumës me –ë, kur tregon ose i referohet një frymori: njeriu a personi. Dhe kemi: këta elementë të shoqërisë (kur më parë kemi folur për njerëz); këta tre persona janë elementë negativë etj.  


Kini kujdes!

Duhet të kini kujdes me gjininë e përcaktorëve në të dy rastet, sepse në rastin e parë, meqë është emër i dygjinishëm, në numrin shumës edhe përcaktorët dalin në gjininë femërore (tri, këto, përbërëse etj.), kurse në rastin e dytë përcaktorët janë në gjininë mashkullore, sepse e formon shumësin me –ë dhe nuk është emër i dygjinishëm.

(Përgatiti: Sevi (Lami) Agolli; Portali Shkollor)

5,476 Lexime
5 vjet më parë