Etika profesionale dhe komunikimi efektiv, material trajnimi i gatshëm për rrjetet profesionale

Për rrjetet profesionale të arsimit fillor, Portali Shkollor sjell një material trajnimi të strukturuar, të zhvilluar nga Shkëlzim Pepaj me mësuesit e Shkodrës. Materiali fokusohet në etikën profesionale, komunikimin efektiv dhe është i gatshëm për përdorim e shpërndarje.

Në kuadër të përpjekjeve për forcimin e etikës profesionale dhe përmirësimin e komunikimit në institucionet arsimore, drejtuesi i rrjetit profesional, Shkëlzim Pepaj, zhvilloi një trajnim me mësuesit e shkollave të qytetit të Shkodrës. Ky aktivitet u organizua me synimin për të reflektuar mbi rolin e mësuesit në ndërtimin e një mjedisi të shëndetshëm arsimor, ku etika, komunikimi dhe bashkëpunimi përbëjnë elementë kyç të procesit mësimor.


Gjatë trajnimit u trajtuan çështje të rëndësishme që lidhen me sjelljen etike të mësuesit, rëndësinë e komunikimit efektiv në marrëdhëniet me nxënësit dhe prindërit, si edhe ndërtimin e marrëdhënieve pozitive brenda komunitetit shkollor. Pjesëmarrësit u angazhuan aktivisht në diskutime dhe shkëmbim përvojash, duke e bërë takimin interaktiv dhe praktik, me fokus në situata konkrete nga realiteti i përditshëm shkollor.


Ky trajnim përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe në krijimin e një klime bashkëpunuese dhe profesionale në shkollat e qytetit të Shkodrës. Materialin e plotë të trajnimit mbi temat e trajtuara e gjeni më poshtë, në formatin PDF.


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

356 Lexime
5 orë më parë