Parashkollori

"Fletorja ime e kopshtit", për fëmijë të moshës mbi 4 vjeç

Fëmijët aftësohen të gjejnë dallimet mes figurave, të kopjojnë gjurmët e kafshëve, të gjejnë rrugën për të dalë nga labirinti, të gjejnë sendin e futur gabim mes sendeve të dhëna, të ngjyrosin etj., kurse te tre librat, shkalla e vështirësisë së ...

Fletorja ime e kopshtit është e përshtatshme për fëmijë të moshës mbi 4 vjeç. Nëpërmjet saj fëmijët mësojnë dhe luajnë. Ata njihen me format, të kundërtat, numrat dhe shkronjat. 


Fletorja ime e kopshtit përmban: 

• Ushtrime didaktike dhe lojëra argëtuese për fëmijë që shkojnë në kopsht.

• Zbulo të kundërtat dhe ndryshimet

• Mëso numrat dhe shkronjat

• Ngjyros sipas ngjyrave dhe formave

• Në çdo faqe do të ngjyrosësh, do të zgjidhësh ushtrime argëtuese dhe do të mësosh prej tyre.


Seria për fëmijë “Mëso dhe luaj” përmban 3 blloqe argëtuese për fëmijë 3-5 vjeç dhe 3 libra për parashkollorin. Këto blloqe dhe libra përmbajnë ushtrime didaktike dhe mjaft argëtuese për fëmijë të këtyre grupmoshave. Duke punuar me blloqet, fëmijët aftësohen të gjejnë dallimet mes figurave, të kopjojnë gjurmët e kafshëve, të gjejnë rrugën për të dalë nga labirinti, të gjejnë sendin e futur gabim mes sendeve të dhëna, të ngjyrosin etj., kurse te tre librat, shkalla e vështirësisë së ushtrimeve rritet paksa, por gjithmonë në përputhje me zhvillimin e fëmijëve. 


Ata do të mësojnë format, të kundërtat, numrat dhe shkronjat nëpërmjet ushtrimeve mjaft argëtuese, duke u përgatitur kështu për të shkuar drejt klasës së parë. Tre librat e parë janë ideuar në formë blloqesh, pasi fëmijët e kësaj grupmoshe ende nuk janë aftësuar të punojnë mbi një libër, ndërsa blloku është më praktik për ta.


Librin mund ta porosisni online duke klikuar këtu


(Portali Shkollor)

9,537 Lexime
6 vjet më parë