
Ftesë për seminar në Prishtinë: “Gjuhë. Mësim. Rrugëtim”, 25 vjet me tekstin shkollor Albas
Shtëpia Botuese “Albas” organizon seminarin “Gjuhë. Mësim. Rrugëtim.” për mësuesit e ciklit fillor, më 31 maj në Prishtinë. Një takim për të ndarë përvojën 25-vjeçare në arsim dhe për të prezantuar risitë në tekstet shkollore. Regjistrohuni tani!
Në kuadër të 25-vjetorit të themelimit të saj, Shtëpia Botuese “Albas” organizon një seminar tematik për mësuesit e ciklit fillor, i cili do të zhvillohet më 31 maj 2025, në ambientet e Klan Arena Centre, në Prishtinë, nga ora 10:00 deri në 14:00.
Me moton “Gjuhë. Mësim. Rrugëtim.”, ky aktivitet përbën një reflektim mbi rrugëtimin 25-vjeçar të Albas në fushën e arsimit, duke vendosur theksin te kontributi i dhënë në botimin e teksteve shkollore në hapësirën mbarëshqiptare. Seminari synon të krijojë një hapësirë bashkëbisedimi e shkëmbimi përvojash me mësimdhënësit, si dhe të prezantojë risitë në tekstet për arsimin fillor.
Çfarë përfshin seminari?
- Prezantim të rrugëtimit 25-vjeçar të Shtëpisë Botuese “Albas” në arsim;
- Njohje me strukturën dhe filozofinë e teksteve shkollore për klasat 1–5;
- Diskutim dhe reflektim me mësuesit mbi përdorimin praktik të librave në mësimdhënie;
- Shpërndarje materialesh ndihmëse;
- Certifikatë pjesëmarrjeje për të gjithë pjesëmarrësit.
VINI RE:
Numri i vendeve është i kufizuar. Pjesëmarrja do të konfirmohet sipas rendit të regjistrimeve.
Regjistrimi
Të interesuarit mund të rezervojnë vendin e tyre përmes formularit të regjistrimit në linkun:
Albas në Panairin e Librit në Shkup: Tituj të rinj dhe zbritje speciale nga data 8 deri 14 maj
Gëzuar ditëlindjen, Sabri Hamiti – Mjeshtër i fjalës shqipe!
Albas në Panairin e Librit në Shkup: Tituj të rinj dhe zbritje speciale nga data 8 deri 14 maj