Letërsi italiane për fëmijë

"Gjyshi im ishte një pemë qershie"

"Gjyshi im ishte një pemë qershie" është një libër, ku rrëfehen thjesht dhe me shumë ndjenjë një seri përjetimesh të një djali të vogël, Toninos, i cili kishte kaluar një verë fantastike te gjyshi në fshat, madje kishte kaluar verën më të bukur.

"Gjyshi im ishte një pemë qershie" është një libër, ku rrëfehen thjesht dhe me shumë ndjenjë një seri përjetimesh të një djali të vogël, Toninos, i cili kishte kaluar një verë fantastike te gjyshi në fshat, madje kishte kaluar verën më të bukur të jetës së tij. Kur lindi nëna e Toninos, gjyshi mbolli një pemë qershie. Që nga ai çast, ajo pemë u bë pjesëtare e familjes. Ajo ishte pema ku luante dikur mamaja e tij e më pas edhe vetë ai.  


Në mendjen e tij prej fëmije, kur dikush vdiste, shndërrohej në diçka që e kishte dashur shumë në jetë. Prandaj edhe ai mendonte se gjysh Oktaviani ishte një pemë qershie.


Kur komuna donte ta priste pemën e qershisë, sepse pengonte ndërtimin e rrugës, Toninoja bëri çmos që ajo të mos prekej dhe të mbetej përgjithmonë aty, në oborrin e gjyshit.


Askush nuk mund ta cenonte atë pemë, pasi në çdo degë të saj ruheshin kujtimet, aromat, ndjesitë e bukura të një fëmije, i cili ndihej me fat që kishte një gjysh aq të jashtëzakonshëm, që i mësoi të donte natyrën dhe të ndiente gjithë zërat e saj. Mbi të gjitha, e mësoi që të dëgjonte frymëmarrjen e pemëve... 


Blini online librin duke klikuar në www.librarialbas.al


(Portali Shkollor)

5,111 Lexime
6 vjet më parë