Lindita Mehmeti: Vizioni i shkollës, udhërrëfyes për të ardhmen e komunitetit dhe të shoqërisë

Çfarë e bën një shkollë faktor të ndryshimit në shoqëri? Lindita Mehmeti, në një punim mbi vizionin dhe lidershipin arsimor, sjell reflektime nga përvoja e saj e gjatë në arsim dhe një model për ndërtimin e një shkolle që formon jo vetëm nxënësit, por edhe të ardhmen e komunitetit.

Shkolla nuk është vetëm një institucion ku nxënësit marrin njohuri, por një hapësirë ku formohen vlera, ndërtohet qytetaria dhe përgatiten brezat që do të ndikojnë në të ardhmen e shoqërisë. Për ta përmbushur këtë mision, një rol të veçantë ka drejtuesi i shkollës, i cili përmes vizionit, udhëheqjes dhe bashkëpunimit mund ta kthejë institucionin arsimor në një faktor të rëndësishëm zhvillimi për të gjithë komunitetin.



Në këtë punim, "Vizioni i shkollës, udhërrëfyes për të ardhmen e komunitetit dhe të shoqërisë", autorja Lindita Mehmeti ndalet te rëndësia e lidershipit arsimor, partneritetit shkollë, familje, komunitet, zhvillimit profesional të mësuesve dhe formimit të nxënësve si qytetarë të përgjegjshëm. Duke u mbështetur në literaturën bashkëkohore dhe në përvojën e saj  shumë vjeçare në arsim, fillimisht si mësuese në zonat rurale të Vlorës dhe Fierit e më pas në drejtimin e institucioneve arsimore në Tiranë, ajo sjell reflektime dhe një model orientues për ndërtimin e një vizioni të përbashkët të shkollës.


Një këndvështrim që na fton të shohim përtej rezultateve të sotme mësimore dhe të kuptojmë se një shkollë me vizion nuk ndërton vetëm të ardhmen e nxënësve të saj, por edhe të komunitetit dhe të shoqërisë në breza.


Materiali i plot si më poshtë, në PDF.


© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

172 Lexime
4 orë më parë