Botimi i ri

“Loja e Geraldit” nga Stephen King, promovim me përkthyesen Albana Kozeli

Në ditën e katërt të Panairit të Librit festa vazhdon në stendën e Albas me promovime e aktiviteteve. I radhës kishte të bënte me promovimin e romanit “Loja e Geraldit” nga Stephen King, përkthyer nga Albana Kozeli.

Stephen King na dhuron një nga veprat e tij me sfiduese, një model të një intensiteti brilant, suspense ekskluzive dhe të një zbulimi marramendës të kthinave më të errëta të psikës së paepur femërore. 


Stephen King është autori i më shumë se 50 librave, të gjithë bestseller kudo në botë. Por këtë herë në stendën e Albas në Panairin e Librit është promovuar romani “Loja e Geraldit” me përkthim të Albana Kozelit. 


Çfarë trajtohet të romanin  “Loja e Geraldit”?

NJË GRUA, Xhesi Bërlingemi me asgjë në trup, veç një këmishe të hollë, gjendet e vetme, shtrirë në shtrat, lidhur me pranga në një shtëpi të izoluar buzë liqenit. Atje jashtë endet një qen i uritur dhe, jo shumë larg, dëgjohet zhurma e një motosharre. (Gruaja e kishte lënë të shoqin ta lidhte në pranga për të bërë lojëra seksi dhe, dikur, kur ajo ndërron mendje dhe ai vazhdon të ngulë këmbë, e godet me shkelm në stomak. Papritmas, ai vdes nga një sulm në zemër. Por tani Xhesi nuk është më vetëm. Në njëzetetetë orët që pasojnë, e bllokuar në shtëpinë e liqenit që bëhet burgu i saj, Xhesi do të gjendet ballë për ballë me gjithë frikërat e saj, ndërkohë që, dera e pambyllur, e cila përplaset kobshëm nga era, është një ftesë drejt një tmerri të pagjasë, të cilin ajo kurrë s’e kishte imagjinuar. Brenda dhomës së gjumit që mbulohet nga errësira, grumbullohen hijet si një kërcënim i heshtur, ndërkohë që në kokë i kumbojnë një kor zërash që këlthasin dhe pëshpërijnë: “Gratë vetëm në errësirë janë si ca dyer të hapura…dhe nëse këlthasin duke kërkuar ndihmë, kush e di se çfarë gjërash të llahtarshme mund t`iu përgjigjen?”.


Romani “Loja e Geraldit” është përshtatur dhe bërë film në vitin 2017, me regjisor Mike Flanagan.



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,632 Lexime
2 vjet më parë