Aktualitet

MASHTI: Akreditohet Qendra e Trajnimeve Albas në Kosovë për zhvillimin profesional të mësuesve

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Kosovë ka marrë vendimin që Qendra e Trajnimeve Albas të zhvillojë trajnimet për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe punonjësve arsimor edhe në Kosovë.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Kosovë ka marrë vendimin që Qendra e Trajnimeve Albas të zhvillojë trajnimet për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe punonjësve arsimor edhe në Kosovë. 


Në bazë të udhëzimit administrativ 12/2023 për Kriteret dhe procedurat e Aprovimit të programeve për Zhvillim Profesional të Mësimdhënësve dhe Punonjësve Arsimorë, në bazë të Udhëzimit administrativ 13/2023 për Këshillin Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve, bazuar në UA nr.14/2023 Sistemi i Licencimit dhe Zhvillimit të Mësimdhënësve në Karrierë si dhe në bazë të vendimit nr.01B-086 të datës: 31.08.2023, KSHLM aprovon Qendrën e Trajnimeve Albas nga ana e MATSHI-t, për zhvillimin profesional (trajnimet) të mësimdhënësve për Licencim. 


Qendra e Trajnimeve Albas Kosovë është akredituar për këto programe:


PROGRAMI: 

Realizimi i kompetencave kyçe dhe ato të fushave të Arsimit Fillor-së, nëpërmjet rikonceptimit të procesit mësimor me në qendër nxënësin


PROGRAMI: 

Edukimi matematik përmes një veprimtarie komplekse të zgjidhjes së problemeve - Fusha “Matematikë”


PROGRAMI: 

Mësimdhënia e gjuhës shqipe dhe letërsisë në kurrikulën me kompetenca,  gërshetimi me teknologjinë.


PROGRAMI: 

Manaxhimi i sjelljeve dhe gjithëpërfshirja


PROGRAMI: 

Përdorimi i TIK në edukim


Sakaq, së shpejti do ju njoftojmë në lidhje me zhvillimin konkret të trajnimeve (datat-modulet) që Qendra e trajnimeve Albas do të zhvillojë në Kosovë. 



©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

738 Lexime
4 muaj më parë