"Mbreti xhuxh", botimi i ri i Albas-it që na fton të zbulojmë urtësinë dhe mesazhet e fabulave

Botim i ri nga Albas! “Mbreti xhuxh” i Ferit Lamajt është një libër shumë i mirë edhe për nxënësit dhe bibliotekat e shkollave. Përmes fabulave plot humor e urtësi, fëmijët zbulojnë vlera, mësojnë të reflektojnë dhe kuptojnë më mirë marrëdhëniet me të tjerët.

Libri “Mbreti xhuxh” është një përmbledhje me fabula nga fabulisti i mirënjohur FERIT LAMAJ. Ky botim sjell një larmi fabulash të ndara në katër grupe tematike: familjare, shoqërore, shkollore dhe shkencore. 


Përmes personazheve, situatave dhe ngjarjeve të ndryshme, autori trajton marrëdhëniet njerëzore, vlerat morale, sjelljet në shoqëri dhe rëndësinë e dijes. Me një gjuhë të thjeshtë, plot humor dhe mesazhe, fabulat nxitin reflektimin dhe përcjellin mësime të vlefshme për lexuesit e të gjitha moshave. 


Fabulat ndërthurin argëtimin me mendimin, duke i dhënë lexuesit mundësinë të shohë me sy kritik rrethana të jetës së përditshme. Me personazhe që pasqyrojnë tipare dhe sjellje njerëzore, Ferit Lamaj përcjell mesazhe për drejtësinë, përgjegjësinë, marrëdhëniet me të tjerët dhe vlerën e të mësuarit. Një libër që, përmes humorit dhe urtësisë, na kujton se edhe historitë më të shkurtra mund të mbartin mësime me vlerë.  



© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

53 Lexime
3 orë më parë