Panairi i librit

Me datat 5-9 qershor mbahet Panairi i Librit në Prishtinë, Albas vjen me promovime dhe tituj të rinj

Nga data 5 deri më 9 qershor, kryeqyteti i Kosovës do të përjetojë një ngjarje kulturore të rëndësishme siç është “Panairi i Librit”. Ky organizim do të mbahet në “Pallatin e Rinisë” në Prishtinë ku do të sjellë autorë, botues dhe dashamirë të librave, për të festuar botimin dhe kulturën e librit.

Nga data 5 deri më 9 qershor, kryeqyteti i Kosovës do të përjetojë një ngjarje kulturore të rëndësishme siç është “Panairi i Librit”.


Ky organizim do të mbahet në “Pallatin e Rinisë” në Prishtinë ku do të sjellë autorë, botues dhe dashamirë të librave, për të festuar botimin dhe kulturën e librit.


Shtepia botuese Albas do të bëjë një prezantim të fortë me tituj të rinj dhe promovime të veçanta. 


Disa nga titujt e rinj janë bërë mëse të njohur për publikun. Në mesin e këtyre librave janë:

"Gazetaria (Manual didaktik dhe praktik)" nga autorët Dren Gërguri, Stephan Russ-Mohl dhe Jonila Godole, me përkthyes Ardian Klosi dhe Jonila Godole.

"Bekim Fehmiu dhe Hasan Prishtina", nga seria “Me quajnë…”

"Daullja prej llamarine" me autor Günter Grass dhe përkthyese Ana Kove.

"Metoda më e rrezikshme" nga John Kerr me përkthyese Sofiana Filipi.



Ndërkohë, ekskluzivitet do të jetë promovimi i librave të “Petro Markos”, përurimi i së cilëve do të bëhet të shtunën nga ora 12:00, në Pallatin e Rinisë.


Përveç këtyre librave të lartëpërmendur, në këtë panair do të prezantohen edhe libra të tjerë me autorë dhe tema të ndryshme.


Panairi i 24-të i librit është një mundësi e shkëlqyer për lexuesit të eksplorojnë botën e librave dhe të shijojnë prezantimet e autorëve të rinj.



Për informata më të detajuara: Kliko këtu



Përgatiti: Arlinda Hajdarajgazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën. 
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

734 Lexime
1 muaj më parë