Aktualitet

Ministrja Kushi fton studentët të marrin pjesë në Sondazhin Kombëtar të Studentëve

Ditën e sotme ministrja e MAS, Evis Kushi i ka ftuar të gjithë studentët që të marrin pjesë në Sondazhin Kombëtar të Studentëve, me qëllim marrjen e opinioneve dhe vlerësimeve të tyre rreth cilësisë së universiteteve.

Mesazhi i ministres Kushi: 

Të dashur studentë!

Prej disa ditësh kemi nisur Sondazhin Kombëtar me qëllim marrjen e opinioneve dhe vlerësimeve tuaja rreth cilësisë në universitetet tona.

Ju jeni pjesa që prekeni drejtpërdrejtë nga cilësia e arsimit të lartë. Prandaj ju ftoj që në mënyrë të paanshme, të pavarur, krejt anonime, të shprehni vlerësimet dhe shqetësimet tuaja, e të na ndihmoni për të hartuar politika më të mira dhe për të marrë vendime sa më të drejta.

Duke plotësuar këtë sondazh, ju jepni kontribut për vetë universitet, por edhe për studentët e ardhshëm që të kenë informacionin e duhur para se të bëjnë zgjedhjet për studimet e larta.

Nevojiten jo më shumë se 5 minuta për ta plotësuar këtë sondazh, i cili është dërguar në emailet tuaja dhe do të jetë i hapur deri në datën 5 Qershor.

Ju falënderoj të gjithëve për kontributin e përbashkët në përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë!




©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,331 Lexime
1 vit më parë