
Model vlerësimi për Mësuesin Koordinator të Sigurimit të Cilësisë në arsim
Modeli i vlerësimit për mësuesin koordinator të cilësisë synon transparencë, objektivitet dhe zhvillim profesional. I ndërtuar mbi dokumente udhëzuese, ai përfshin tre dimensione kyçe të rolit dhe është i lehtë për t’u përdorur në praktikë. Formatin e vlerësimit e gjeni më poshtë.
Në mbështetje të Udhëzuesit të Mësuesit Koordinator të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar dhe Shtojcës 8 – Formati i Vlerësimit të Performancës, është hartuar një model praktik vlerësimi, i cili synon të rrisë transparencën, objektivitetin dhe profesionalizmin në këtë funksion të rëndësishëm në institucionet arsimore.
Raimonda Sino, koordinatore e cilësisë, ka konceptuar këtë model si një mjet të thjeshtë në përdorim, por të plotë në përmbajtje, duke reflektuar përvojën nga terreni dhe nevojat konkrete të shkollave.
Qëllimet e modelit janë:
- Të mundësojë një vlerësim të drejtë, të dokumentuar dhe të unifikuar të performancës së koordinatorit të cilësisë;
- Të shërbejë si instrument reflektimi dhe zhvillimi profesional për mësuesit që mbajnë këtë rol;
- Të krijojë një standard të përbashkët, në përputhje me dokumentet udhëzuese kombëtare.
Modeli përfshin tre dimensionet thelbësore të rolit të koordinatorit:
- Zhvillimi i vazhdueshëm profesional i mësuesve
- Sigurimi i cilësisë dhe përmirësimi i arritjeve të nxënësve
- Planifikimi dhe zhvillimi i kurrikulës
Ftohen të gjithë kolegët dhe profesionistët e arsimit që ta përdorin, ta përshtatin sipas kontekstit të shkollës së tyre dhe mbi të gjitha, ta ndajnë, për të pasuruar më tej modelin me përvoja konkrete nga praktika.
Formatin e vlerësimit e gjeni më poshtë në PDF.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Si të përgjigjeni saktë në testimin me shkrim dhe me gojë (arsim)
Në ndihmë të mësuesit kandidat ose praktikant
Kualifikimi i mësuesve 2025, procedurat dhe kriteret e vlerësimit