Na ishte një herë...
Përralla zanore për fëmijë të moshës mbi 3 vjeç. Përrallat shoqërohen me tinguj të magjishëm dhe ilustrime të mrekullueshme.
Përralla të Anderstenit
Ky libër përmban katër përrallat e mirënjohura të Anderstenit: Mbretëresha e Dëborës, Princesha mbi bizele, Bariu i derrave, Mjellmat e egra. Në faqet këtij libri përrallat e dashura marrin jetë. Tani ato mund të lexohen duke u shoqëruar nga tinguj e zëra të mrekullueshëm. Duke shtypur butonat, fëmija dëgjon zërat e personazheve të përrallave, gjithashtu edhe shumë tinguj të tjerë interesantë.
Maçoku me çizme
Përrallën e famshme “Maçoku me çizme” të Sharl Perosë, të ilustruar në mënyrë të mrekullueshme, tani fëmijët mund ta lexojnë të shoqëruar me tinguj të magjishëm. Duke shtypur një nga 10 butonat-figura që shoqërojnë tekstin, fëmija dëgjon tinguj argëtues dhe zërat e heronjve të përrallës.
Hirushja
Përrallën e njohur nga të gjithë “Hirushja”, tashmë fëmijët mund ta lexojnë të shoqëruar me tinguj të magjishëm. Duke shtypur një nga 10 butonat-figura që shoqërojnë tekstin, fëmijët dëgjojnë tinguj argëtues dhe zërat e heronjve të përrallës. Po ashtu, ata mahniten nga ilustrimet e mrekullueshme, që i dërgon ata në një botë përrallore e magjepsëse.
Librat e sugjeruar nga ALBAS për t’i thënë JO diskriminimit
Sugjerimi i ditës- Romani “Erërat që trazojnë mjegullën”
Siguria në rrugë, tekstet shkollore burim informacioni