Drejtshkrim

Nëpunës apo Nënpunës?

Shumë prej nesh ngrenë pyetjen pse trajta normative e kësaj fjale është “nëpunës dhe jo “nënpunës”? Pse kemi “nënkalim”, “nëntokë”, “nënkryetar”, “nëndrejtor”, “nënpresident”,“nënprodukt”, “nënprefekt” etj., kurse këtë fjalë e shkruajmë “nëpunës”?

“Nëpunës” apo “Nënpunës”?

Cila është trajta normative e kësaj fjale?


Na ndodh shpesh që këtë fjalë ta hasim në të dyja trajtat: “nënpunës” dhe “nëpunës”. Me të drejtë, shumë prej nesh ngrenë pyetjen pse trajta normative e kësaj fjale është “nëpunës dhe jo “nënpunës”? Pse kemi “nënkalim”, “nëntokë”, “nënkryetar”, “nëndrejtor”, “nënpresident”,“nënprodukt”, “nënprefekt” etj., kurse këtë fjalë e shkruajmë “nëpunës”?

Edhe sipas “Fjalorit të gjuhës shqipe”, trajta normative e kësaj fjale është “nëpunës” dhe jo “nënpunës”. 

Atëherë,  kjo fjalë shkruhet kështu, për shkak të prejardhjes së saj. Ajo formohet me përngjitje dhe prapashtesim njëkohësisht: “në+punë+ës”, dhe jo me anë të parashtesës “nën”, siç formohen fjalët: nënprodukt, nënpresident, nënkalim, nëntokë, nënkryetar, nëndrejtor etj. Ne përdorim trajtën e gabuar “nënpunës” për analogji me këto fjalë, që formohen me parashtesën “nën”.  


Përgatiti: Sevi (Lami) Agolli

8,563 Lexime
6 vjet më parë