
Për drejtorët e shkollave të Kosovës dhe të Shqipërisë
Në shkresa të ndryshme, drejtorët shkruajnë: ndërrimi i parë, ndërrimi i dytë, ndërrimi i tretë ose turni i parë, turni i dytë dhe turni i tretë, por asnjëra nuk është e saktë.
Në shkresa të ndryshme, drejtorët shkruajnë: ndërrimi i parë, ndërrimi i dytë, ndërrimi i tretë ose turni i parë, turni i dytë dhe turni i tretë.
Duhet: ndërresa e parë, ndërresa e dytë dhe ndërresa e tretë.
"Ndërresa" përdoret te veshjet e ndryshme, por edhe te njerëzit që punojnë brenda një kohe të përcaktuar dhe që zëvendësohen nga një grup tjetër njerëzish për pjesën tjetër të ditës ose për atë të natës.
Fjala "ndërrim" përdoret te stinët, te ngjyrat, tek emrat etj. P.sh.: Ndërrimi i stinëve. Ndërrimi i ngjyrave. Ndërrimi i emrave. Jo: Ndërresa e stinëve. Ndërresa e ngjyrave. Ndërresa e emrave.
Shënim: "Turn" (shqip: ndërrim, kthesë, veprim, akt etj) është fjalë e huaj dhe nuk ka nevojë të përdoret fare, sepse kemi fjalën shqipe "ndërresë".
Nga Mentor Hajrizi (MA), Kosovë
Gabime në përdorimin e trajtave të shkurtra në gjuhën shqipe
Përdorimet e gabuara të apostrofit/Si ta përdorim drejt apostrofin
Përdorimi i fjalëve të huaja në raportimet e mediave të shkruara