Risi

Platforma albas e-libër, merrni materialet nga shtëpia në shkollë

Platforma shkollore albas e-libër nga dita në ditë përditësohet në varësi të kërkesave dhe nevojave të mësuesve. Përmirësimi dhe lehtësimi i punës së tyre është qëllimi i kësaj platforme.

Platforma shkollore albas e-libër nga dita në ditë përditësohet në varësi të kërkesave dhe nevojave të mësuesve. Përmirësimi dhe lehtësimi i punës së tyre është qëllimi i kësaj platforme. 


Në takimet që kemi zhvilluar me mësuesit ata na kanë shpjeguar rëndësinë e përgatitjes së tyre në shtëpi për ditën e nesërme. Përgatitja konsiston në gjetjen e materialeve të tjera shtesë apo përshtatjes së niveleve të nxënësve në klasa të ndryshme ku ata japin mësim. Problemi qëndronte në formën e marrjes së materialeve të përgatitura nga shtëpia për në klasë. Për këtë ata përdornin disqe ose USB. Sot me risinë që sjell kjo platformë nuk ka më nevojë për asnjërën prej tyre.


Në video ju mund të shikoni hap pas hapi se si bëhet ngarkimi i materialeve në këtë platformë dhe ditën e nesërme mësuesi i ka në klasë, për t’i përdorur në orën e mësimit. Për detaje ju mund të shikoni këtë video:

Video tregon se si mësuesi mund t’i marrë materialet nga kompjuteri që ka në shtëpi dhe t’i ngarkojë në kompjuterin në shkollë. 


Nëse keni nevojë për asistencë teknike na shkruani në info@portalishkollor. al ose na kontaktoni në 069 20 58 402


Portali Shkollor, bota shkollore në një vend!


(Portali Shkollor)

13,240 Lexime
6 vjet më parë