Pse seria "Numrat e jetës" është investimi më i zgjuar për bibliotekën e fëmijëve
Nga familja te shkenca, mjedisi, shqisat dhe bota e gjallë, seria “Numrat e jetës” i shndërron numrat e thjeshtë në aventura që ushqejnë kureshtjen e fëmijëve. Zbuloni pse këta libra janë një investim i zgjuar për bibliotekën e vogëlushëve dhe një nisje e bukur drejt dijes dhe bisedave të bukura familjare.
Nga Xhoina Salaj
Në një botë të mbytur nga ekranet dhe lodrat që harrohen brenda dy ditëve, prindërit janë gjithmonë në kërkim të diçkaje që ushqen mendjen dhe shpirtin e fëmijës. Ata nuk priren përherë drejt librave argëtues, por atyre që ndezin shkëndijën e parë të kureshtjes për botën. Seria për fëmijë “Numrat e jetës” bën pikërisht këtë gjë, përmes një formule gjeniale: përdor numrat e thjeshtë (nga 1 te 6) si një urë lidhëse për të shpjeguar konceptet më të mëdha të jetës, shkencës dhe mjedisit.
Nga kuptimi i rëndësisë së 1 familjeje të bashkuar, tek 3 R-të e riciklimit që shpëtojnë planetin, e deri te 5 shqisat tona mrekullibërëse, kjo seri e shndërron shkencën në një përvojë të prekshme. Një investim i zgjuar që fëmija juaj të rritet me vetëdijen se ai është pjesë e një bote më të madhe, për të cilën duhet të kujdeset. Nëse doni libra që krijojnë biseda të bukura në familje dhe që fëmijët t’i shfletojnë pa fund, kjo seri meriton patjetër një vend në shtëpinë tuaj.
Ajo që e bën këtë seri vërtet të veçantë, është përfshirja e udhëzuesve të posaçëm prindërorë në fund të librave, duke dhënë mjetet e duhura për t’u bërë udhërrëfyesit e të vegjëlve në këtë aventurë, që ndihmon në formimin dhe inteligjencën e tyre.
1. Pema e familjes
Porositeni këtu: https://albas.al/botime/1-pema-e-familjes/
Njohja me rrënjët dhe historinë e familjes.
Libri i parë i serisë e ndihmon fëmijën të kuptojë konceptin e gjenezës dhe lidhjes familjare përmes një skeme të thjeshtë dhe vizuale: pemës së familjes. Libri shpjegon se cilët janë paraardhësit dhe pse ata janë njerëz të veçantë që kanë formuar historinë e tij personale. Pjesa më e bukur është se funksionon edhe si një libër ndërveprues: fëmija ftohet të pikturojë dhe të ngjisë fotografitë e pjesëtarëve të familjes - nga më të vjetrit në majë e deri te më të rinjtë në degët e poshtme - duke krijuar kështu një kujtim të çmuar dhe të personalizuar.
2. Nga se përbëhen gjërat?
Porositeni këtu:https://albas.al/botime/2-nga-se-perbehen-gjerat/
Hapat e parë drejt shkencës dhe materialeve.
Pse karamelet bëhen nga sheqeri dhe trikoja nga leshi i deles? Ky vëllim u përgjigjet pyetjeve të panumërta të fëmijëve rreth mjedisit të tyre të përditshëm. Libri bën një ndarje të qartë midis materialeve që njeriu i merr drejt e nga natyra (si druri, guri apo leshi) dhe lëndëve artificiale. Përmes shembujve argëtues dhe pyetjeve logjike - si për shembull, të imagjinuarit e një libri prej metali - fëmijët mësojnë se çdo gjë rreth nesh ka një strukturë dhe se zgjedhja e materialit të duhur është thelbësore për funksionimin e gjërave.
3. R-të: Ripërdorim, Reduktim, Riciklim
Porositeni këtu:https://albas.al/botime/3-r-te-riperdorim-reduktim-riciklim/
Edukimi ekologjik për të ardhmen.
Ky është një udhëzues praktik dhe mjaft i përditshëm për mbrojtjen e mjedisit. Libri u mëson fëmijëve 3 R-të e famshme që fillojnë me këtë shkronjë: Ripërdorimin, Reduktimin dhe Riciklimin. Ai shpjegon me fjalë të thjeshta se si pakësimi i mbetjeve (si qeset plastike) ndihmon në mbajtjen pastër të ujit dhe ajrit. Gjithashtu, fëmijët ndërgjegjësohen për rëndësinë e dërgimit të materialeve si letra, kanoçet apo shishet në impiantet e riciklimit, për t’u shndërruar në objekte të reja, duke u kthyer kështu në mbrojtës të vegjël të planetit.
4. Elementet
Porositeni këtu: https://albas.al/botime/4-elementet/
Forcat e natyrës dhe roli i tyre në jetën tonë.
Përmes aventurave të personazheve të vegjël (djem dhe vajza), ky libër i prezanton lexuesit me katër elementet bazë të jetës: ajrin, tokën, ujin dhe zjarrin. Fëmijët zbulojnë se si secili prej këtyre elementeve luan një rol jetësor në veprimtaritë tona të përditshme dhe sa e rëndësishme është të bashkëjetojmë në harmoni me to. Si një vlerë e shtuar, dy faqet e fundit të këtij libri përmbajnë një udhëzues të veçantë për prindërit, për t’i ndihmuar ata ta thellojnë këtë bisedë me fëmijët e tyre.
5. Pesë shqisat
Porositeni këtu: https://albas.al/botime/5-shqisat/
Eksplorimi i botës në harmoni të plotë.
Si e përjetojmë botën që na rrethon? Ky libër u tregon fëmijëve magjinë e pesë shqisave: të parit, të dëgjuarit, të nuhaturit, të prekurit dhe të shijuarit. Libri i ndihmon ata të kuptojnë se si funksionimi i këtyre shqisave në harmoni me njëra-tjetrën e bën jetën më të bukur - që nga shijimi i një keku të ngrohtë, dëgjimi i një muzike të bukur e deri te magjia e ngjyrave të ylberit. Edhe ky libër mbyllet me një udhëzues të dobishëm për prindërit në dy faqet e tij të fundit.
6. Si lëvizim?
Porositeni këtu: https://albas.al/botime/6-si-levizim/
Zbulimi i diversitetit në botën shtazore dhe njerëzore.
Një libër fantastik që trajton temën e lëvizjes dhe anatomisë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe edukative. Ai nis me rrugëtimin njerëzor (nga ecja këmbadoras e bebeve te përdorimi i shkopit nga të moshuarit) dhe trajton me shumë takt përdorimin e patericave apo karrigeve me rrota. Më pas, udhëtimi kalon te botëkuptimi biologjik: kafshët që ecin me 4 këmbë, insektet me 6, merimangat me 8, si dhe ato që fluturojnë. Faqe pas faqeje, fëmija zbulon larminë e mënyrave se si gjallesat lëvizin në planetin tonë.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Individi përballë sistemit dhe kaosit - 4 stacione të tjetërsimit ekzistencial
Platforma albas e-libër, merrni materialet nga shtëpia në shkollë
10 libra që do të të shpien nëpër udhëtime të ndryshme