NJOFTIM

Qendra e Trajnimeve Albas: Më 17 prill trajnim mbështetës për Provimin e Kualifikimit, moduli “Profili shkencor”

Qendra e Trajnimeve Albas, ju bën me dije se në datën 17.04.2021 do të zhvillohet moduli “Profili shkencor” nën vazhdën e trajnimeve mbështetëse për Provimin e Kualifikimit. Përmbajtja e trajnimit është ndërtuar në bazë të programit të publikuar nga ASCAP.

Qendra e Trajnimeve Albas vazhdon të zhvillojë me sukses, trajnimet mbështetëse për Provimin e Kualifikimit. 


Në vazhdim të njoftimeve Qendra e Trajnimeve Albas, ju bën me dije se në datën 17.04.2021 do të zhvillohet moduli “Profili shkencor” për lëndët  Gjuhë shqipe-Letërsi, Histori-Gjeografi, Matematikë-Fizikë. Përmbajtja e trajnimit është ndërtuar në bazë të programit të publikuar  nga  ASCAP. Ai shoqërohet me literaturë dhe modele praktike për secilën prej tyre. Trajnimi zhvillohet online, në platformën Zoom. 

Ju ofrojmë shërbim profesional me specialistë të fushës. 


Të gjithë ata mësues që janë të interesuar për të marrë pjesë, në trajnimin e modulit “Profili shkencor” janë të lutur të  plotësojnë linkun e mëposhtëm dhe të na kontaktojnë në numrin 0697070480, ose në adresën e emailit [email protected].

 

Ju mund të plotësoni formularin në linkun e mëposhtëm nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në këtë trajnim:

Jeni të mirëpritur!


©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,830 Lexime
3 vjet më parë