NJOFTIM

QTPA ofron trajnime me kredite në modulet "Menaxhimi i klasës" dhe "Mësimdhënia në kurrikulat e reja"

Qendra e Trajnimeve dhe e Projekteve “Albas”, ofron trajnime me kredite për modulet "Menaxhimi i klasës" dhe "Mësimdhënia në kurrikulat e reja".

Qendra e Trajnimeve dhe e Projekteve “Albas”, ofron trajnime me kredite për të gjithë mësuesit e interesuar. Si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia, ne ju sigurojmë se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të mos rrezikuar shëndetin e përbashkët. 


Më poshtë, ju njohim me tematikat e moduleve, si dhe me datat e zhvillimit të tyre.

⁃ Mësimdhënia në kurrikulat e reja, në datë 5.09.2020

⁃ Menaxhimi i klasës, në datë 3.09.2020


Moduli “Menaxhimi i klasës” synon: 

- Të qartësohet terminologjia dhe rëndësia e saj.

- Të sigurohet lidhja mes dy proceseve që janë të pandara: menaxhim dhe mësimdhënie 

- Të vlerësohet rëndësinë e praktikave të menaxhimit efektiv të klasës. 

- Të evidentohen instrumentet kryesorë për një menaxhimin efektiv të klasës - Të tregohen rrugët për menaxhimin e procedurave dhe rutinës 

- Të perceptohen dhe realizohen platforma personanale të menaxhimit të klasës.


Moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” trajton çështjet e mëposhtme: 

• Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca.

• Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca.

• Reflektimi i metodave të mësimdhënies - nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit 

• Kuptimi mbi situatën e të nxënit. Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme. 

• Roli i mësuesit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.



Për më tepër informacion, ju lutem kontaktoni në numrin 0697070480, ose në adresën e e-mailit [email protected]


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,152 Lexime
4 muaj më parë