Diskutimi

Regjistri i mësuesit manual apo elektronik?

Sot në shumë vende përdoren software për futjen e notave nga mësuesit, një nga këta është Markbook që është në përdorim nga mësuesit në Ontario. Çfarë mendoni ju? Nga Neshat Hyka.

Akoma me hedhjen e notave të nxënësit me dorë në regjistër, kur mësuesit në botë kanë më shumë se 20 vjet që i kanë harruar regjistrat manual?


Vlerësimi i të nxënit (vlerësimi me test/detyrë përmbledhëse), vlerësimi formal për efekt raportimi që bëhet gjatë gjithë vitit supozohet të bëhet me anë të shumë notave.


Po marr një shembull:

Përfytyroni një kurs matematike të klasës 9-të, i cili ka tetë kapituj.

Në qoftë se do të vlerësojmë nxënësit me një test për çdo kapitull, me dy kuice për çdo kapitull dhe një detyrë praktike (assignment) do të na duhej të hidhnim me dorë në regjistër 32 nota për çdo nxënës.

Veç këtyre duhen nota për vlerësimin e vazhduar. (Në Ontario të Kanadasë në çdo test duhet të futen katër lloj pyetjesh njohuri/aplikim/të menduar/komunikim dhe për çdo kategori pyetjesh duhet një notë e veçantë kështu që në çdo test nxënësit i vihen 4 nota, numri total i notave për një nxënës mund të shkoj deri edhe 60).


Kjo është e pamundur kur përdor një regjistër manual.


Sot në shumë vende përdoren software për futjen e notave nga mësuesit, një nga këta është Markbook që është në përdorim nga mësuesit në Ontario. Bile në google classroom siç e dimë tashmë bëhet edhe korrigjimi automatikisht i kuiceve dhe testeve.


Këto software janë një çlirim i madh për mësuesit. Mësuesi do të harxhojë më shumë kohë për përgatitjen e një testi dhe korrigjimin mund ta bëjë programi, por edhe nëse e bën mësuesi, hedhja dhe futja e notës të merr shumë pak kohë. 


Çfarë mendoni ju?


Nga Neshat Hyka


©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.  

5,119 Lexime
2 vjet më parë