Regjistrimet në universitete, nisin regjistrimet në IAL për raundin e dytë
Prej ditës së nesërme, të gjithë maturantët të cilët rezultojnë fitues me raundin e dytë, do kenë mundësinë të regjistrohen në IAL, sipas degëve përkatëse. Duke pasuar më pas edhe me fazën e tretë.
Të gjithë kandidatët për student të cilët nuk kishin fituar ende një program studimi, ose ishin klasifikuar si fitues, por janë çregjistruar pasi synoni për një degë tjetër studimi, u është dhënë mundësia për në fazën e dytë të aplikojnë, dhe të mund të regjistrohen prej ditës së nesërme pranë universiteteve përkatëse.
Prej ditës së nesërme deri në datën 9 tetor, do të kenë mundësi të regjistrohen pranë universiteteve, sipas degëve fituese përkatëse.
Pas mbylljes se raundit të parë të pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë rezultojnë ende kuota të lira, gjë kjo e cila i dha mundësi shumë studentëve të aplikojnë për në raundin e dytë.
Mbas publikimit të listës me emrat fitues ditën e djeshme, prej nesër fillon edhe regjistrimi në IAL.
Pas raundit të dytë kandidatët për student do të kenë mundësi të garojnë edhe në një raund të tretë për të plotësuar kuotat e lira në universitetet të ndryshme të vendit.
Përgatiti: Marina Kërçeli
Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Mësim online edhe për studentët, rreth 40 mijë të rinjë po studiojnë nga shtëpia
Nga universiteti kërkojmë profesionalizëm në mësimdhënie
Shpallen fituesit paraprakë për çdo program studimi