Retorika e përgjithshme figurat e komunikimit
Nëse dikush do të pohonte, dhjetë vite të shkuara, se retorika do të bëhej sërish një disiplinë e rëndësishme, mund të dukej qesharak. Në atë kohë, pothuaj ishte harruar ajo çfarë mendonte Valery mbi “rolin e dorës së parë”...
Historia e ideve, njëlloj si historia politike, shënon perëndime dhe restaurime, shfronësime dhe rikthime. Nëse dikush do të pohonte, dhjetë vite të shkuara, se retorika do të bëhej sërish një disiplinë e rëndësishme, mund të dukej qesharak. Në atë kohë, pothuaj ishte harruar ajo çfarë mendonte Valery mbi “rolin e dorës së parë” që luajnë në poezi “fenomenet retorike”. Një variacion mbi “figurat”, i shkruar nga letrari me shije të holla e elegante J. Paulhan, jo gjithmonë lexohej me të njëjtin interes. Ata që ishin më largpamës e dinin se lënda me emrin jashtë përdorimi, retorikë, “ndër disiplinat antike, ishte ajo që më shumë e meritonte më shumë emrin shkencë” (P. Guiraud). Por as vetë nuk dukej se ushqenin shpresa të tepruara në ndonjë rilindje të saj.
(Portali Shkollor)
"Konektorët e tekstit në gjuhën shqipe"
Letërsia bashkëkohore shqiptare
“Modern American Literature”