Teknologjia në shkollë

Robotika në Shkollën e Gjelbër në Prishtinë

Në orën mësimore të shkollës së Gjelbër në Prishtinë, nxënësit e klasës së teknologjisë informative dhe robotikës, ndërtuan një lego robot, i cili kryen disa veprime sipas komandës së dhënë.

Të pakta janë shkollat e fillore por edhe ato të mesme në Kosovë, të cilat janë të pajisura me laboratore të teknologjisë informative, ndaj edhe shumë nxënës nuk kanë njohuri të ndërtimit të robotëve.

Mirëpo, e njëjta nuk vlen edhe për nxënësit e Shkollës së Gjelbër në Prishtinë, të cilët përmes një materiali të përgatitur do të demonstrojnë se si ndërtohet lego roboti dhe si funksionalizohet për të kryer komandat e dhëna.

Në orën mësimore të shkollës së Gjelbër në Prishtinë, nxënësit e klasës së teknologjisë informative dhe robotikës, ndërtuan një lego robot, i cili kryen disa veprime sipas komandës së dhënë.

Praktika e drejtpërdrejtë në laboratore të TIK-ut, bën që nxënësit që në shkollën fillore të avancojnë njohurit mbi robotikën.

( https://vimeo.com/152949804)

2,337 Lexime
7 vjet më parë