
Shtëpia botuese "Albas" sjell në shqip librin me poezi "Apokalipsi i Kasandrës"
Monologu poetik dhe dramatik “Apokalipsi i Kasandrës”, me nëntitull dytësor “Lajm lindës”, që i prezantohet lexuesit shqiptar, rijetëson mitin e njohur të Kasandrës, bijës së Priamit dhe Hekubës, e cila njihej për dhuntitë e saj profetike.
Monologu poetik dhe dramatik “Apokalipsi i Kasandrës”, me nëntitull dytësor “Lajm lindës”, që i prezantohet lexuesit shqiptar, rijetëson mitin e njohur të Kasandrës, bijës së Priamit dhe Hekubës, e cila njihej në lashtësi për dhuntitë e saj profetike. Kasandra e Dimitriadisit është një anti-Kasandër, një grua e dhënë totalisht pas joshjes dhe dashurisë me Apolonin, e cila pohon dhe ripohon shprehjen e njohur të Niçes: “Trupi ka më shumë të drejtat se dituria më e madhe”.
Kasandra e Dimitriadisit është një rrëfim në retrospektivë e ndjesive seksuale të përjetuara nga ajo pas bashkimit të saj me Apolonin dhe shndërrimit të jo-së së saj të dikurshme në po.
Dimitris Dimitriadis ka lindur në vitin 1944 në Selanik. Është dramaturg, poet, prozator, eseist, etj. Në vitin 2010 u nderua me çmimin "Autori Bashkëkohor i Vitit" në Paris. Dimitriadis shuhet kryesisht për rikrijimin dhe ridramatizimin e disa prej tragjedive dhe miteve më të njohura të atikitetit grek. Veprat e tij janë përkthyer në anglisht, arabisht, gjemanisht, italisht, katalanisht, portugalisht, rumanisht, usisht, spanjisht, shqip dhe kryesisht frengjisht.
(Portali Shkollor)
Kompletohet paketa e teksteve për diasporën, botohet niveli III i “Gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare”
Adresat dhe kontaktet se ku mund t’i gjeni tekstet shkollore Albas në të gjithë Kosovën
Për herë të parë, një fletore didaktike për fëmijët me nevoja të veçanta: “Unë dhe mjedisi rreth meje”