TË DREJTOSH SHKOLLËN

Si ndikon në mbarëvajtjen e shkollës një drejtor i mirë?

A është puna e drejtorit një punë menaxheriale? Le të themi se po. Të administrosh një shkollë nuk është gjithmonë një detyrë e lehtë, pasi herë pas here përballesh me sfida nga më të ndryshmet...

A është puna e drejtorit një punë menaxheriale? Le të themi se po. Të administrosh një shkollë nuk është gjithmonë një detyrë e lehtë, pasi herë pas here përballesh me sfida nga më të ndryshmet.


1) Drejtorët e shkëlqyer e njohin vlerën e çdo nxënësi. Po po, mos ju duket e çuditshme. Ata janë vigjilentë ndaj arritjeve të secilit nxënës. Sidomos atyre që shkëlqejnë. Për më tepër që ata dinë të lavdërojnë punën e stafit të tyre. 


2) Drejtorët e shkëlqyer i mbështesin mësuesit e tyre në çdo hap, sidomos ata që merren me studentë problematikë. Ata u besojnë mësuesve të tyre, dhe janë gjithmonë në anën e tyre (sigurisht atëherë kur kanë të drejtë)


3) Drejtorët e shkëlqyer nuk shpenzojnë shumë kohë në zyrën e tyre. Ata janë në korridore, në klasa, në vende ku gjërat po ndodhin. Ata gjithmonë ndërveprojnë me stafin, administratën, mësuesit dhe nxënësit.


4) Drejtorët e shkëlqyer pranojnë bashkëpunimin. Ata nuk e bëjnë të vetëm punën e tyre, pra nuk janë njerëz të mbyllur. Ata gjithmonë përfshijnë të tjerët në procesin e vendimmarrjes.


5) Drejtorët e shkëlqyer i kushtojnë vëmendje arritjeve të nxënësve dhe shpenzojnë shumë kohë në klasa. Ata nxisin mësimdhënien strategjike. 


6) Drejtorët e shkëlqyer kultivojnë qëllimisht kulturën e bashkëpunimit në shkollën e tyre. Ata e dinë rëndësinë e bashkëpunimit, ndaj e imponojnë këtë edhe te mësuesit e tyre dhe për këtë arsye krijojnë kushte që e lehtësojnë këtë proces.


7) Drejtorët e shkëlqyer kurrë nuk janë të kënaqur me arritjet e tyre, sepse gjithnjë kërkojnë arritje më të shumta. Ata udhëhiqen nga optimizmi dhe nga ego pozitive. Ata promovojnë një vizion të guximshëm për shkollën e tyre dhe i frymëzojnë të tjerët që të bëhen edhe më të mirë.


8) Drejtorët e shkëlqyer e kuptojnë rëndësinë e stafit të tyre dhe punojnë qëllimisht për të krijuar kushte të mira pune për ta.


9) Drejtorët e shkëlqyer çdo ditë sjellin energji pozitive për të punuar. Ata e kuptojnë se pozitiviteti është një cilësi thelbësore në krijimin e një kulture shkollore në të cilën nxënësit gëzojnë të mësuarit dhe ku mësuesit duan të punojnë.


10) Drejtorët e shkëlqyer gjithmonë fokusohen tek fëmijët. Ata punojnë në ndërtimin e marrëdhënieve me studentët e tyre dhe ata kujdesen për çdo vendim shkollor duke u informuar për atë që është në interesin më të mirë të tyre.



(Parajsa Shtini; Portali Shkollor)

9,195 Lexime
4 vjet më parë