Qendra e Trajnimeve Albas

Trajnime me kredite në Berat në datat 20-21 prill

Në datat 20 - 21 prill trajnimet zhvillohen në Berat për modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”. Ky modul përmban një kredit dhe kushton 2 mijë lekë. Për të ndjekur trajnimin ju duhet të kryeni procesin e regjistrimit në faqen zyrtare të IZHA.

Qendra e Trajnimeve Albas ka përfunduar me sukses trajnimet e para në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Kukës për tre modulet: “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”, “Menaxhimi i klasës” dhe “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”.  


Në datat 20 - 21 prill trajnimet zhvillohen në Berat për modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”. Ky modul ka një kredit, kushton 2 mijë lekë dhe pagesa kryhet në çdo degë të Raiffaisen Bank pasi të kryeni procesin e regjistrimit.


Moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” trajtoi çështjet e mëposhtme:

  • Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca.
  • Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca.
  • Reflektimi i metodave të mësimdhënies - nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit 
  • Kuptimi mbi situatën e të nxënit. Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme.
  • Roli i mësuesit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.

Është e rëndësishme që ju të regjistroheni në sistem, pra: të klikoni në https://trajnime.arsimi.gov.al/ ose të na kontaktoni ne në numrat e telefonit: 0697070480 ; 0697098026 ; 0692058402 ose në adresën [email protected]


Mbetemi në kontakt për çdo paqartësi apo nevojë që ju keni nëpërmjet numrave të telefonit dhe adresës së e-mailit.


(Portali Shkollor)

2,091 Lexime
6 vjet më parë