Trajnime me kredite përgjatë muajit shtator nga Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas
Gjatë muajit shtator Qendra e Trajnimeve dhe e Projekteve Albas (QTPA) zhvillon dy trajnime me kredite: në datën 18 shtator për modulin “Përfshirja e nxënësve me AK në arsimin gjithëpërfshirës” dhe në datën 25 shtator për modulin “Menaxhimi i klasës”. Detajet i gjeni më poshtë.
Qendra e Trajnimeve Albas zhvillon në datat:
18 shtator 2021 trajnimin me kredite për modulin “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”. Ky modul është i akredituar nga MASR dhe përmban 1 kredit.
Trajnimi mbahet nga trajnerja Denata Toçe, specialiste e njohur në fushën psiko/sociale, duke ofruar shërbim në nivel të lartë profesional.
Moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës” trajton këto çështje:
- Kuptimi mbi përfshirjen e fëmijëve me AK, këndvështrimi historik, kërkesat ligjore dhe integrimi i saj si një domosdoshmëri e sistemit të edukimit dhe fëmijëve në vështirësi për t’ia dalë.
- Fëmijët me aftësi të kufizuar: llojet, vlerësimi, trajtimi, aktorët pjesëmarrës në vlerësim dhe trajtim. Sfidat dhe dilemat në përfshirje.
- Vlerësimi i nevojave të fëmijëve me AK dhe ardhja në ndihmë e këtyre nevojave me programe te dedikuara. Programet e Edukimit Individual (PEI) dhe zhvillimi i objektivave brenda klasës. Teknikat dhe shkathtësitë e mësueseve në realizimin e objektivave.
25 shtator 2021 trajnimin me kredite për modulin “Manaxhimi i klasës”. Ky modul është i akredituar nga MASR dhe përmban 1 kredit.
Moduli “Manaxhimi i klasës” trajton:
- terminologjia dhe rëndësia e saj.
- lidhja mes dy proceseve: menaxhim dhe mësimdhënie
- praktika të menaxhimit efektiv të klasës.
- instrumentet kryesorë për një menaxhimin efektiv të klasës
- rrugët për menaxhimin e procedurave dhe rutinës
- platforma personale të menaxhimit të klasës.
Trajnimet për çdo modul zhvillohen onilne në platformën Zoom, dhe kushtojnë 1000 lekë të reja. Pagesa bëhet në bankë përmes llogarisë bankare të Albas.
Për regjistrim jeni të lutur të plotësoni linkun e mëposhtëm:
Jeni të lutur të kontaktoni në:
0697070480
ose në adresën [email protected]
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QTPA trajnim me kredite në datën 19-20 tetor, moduli “Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien online”
Qendra e Trajnimeve Albas organizon trajnim në Kosovë për mësimdhënësit e arsimit të mesëm të ulët “Gjuha shqipe 8”
QTPA, trajnim me kredite online për modulin “Një kopsht miqësor për të gjithë fëmijët”