QENDRA E TRAJNIMEVE ALBAS

Trajnimi për nxënësit me AK, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

Në ambientet e Qëndrës së Trajnimeve dhe Projekteve Albas u zhvillua trajnimi i radhës për modulin “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës” me trajnere Denata Toçen.

Në ambientet e Qëndrës së Trajnimeve dhe Projekteve Albas u zhvillua trajnimi i radhës për modulin “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës” me trajnere Denata ToçenNë këtë trajnim morën pjesë mësues nga të gjitha qytetet e vendit. Kërkesat për regjistrim në këtë modul tejkaluan pritshmëritë. Interes të veçantë treguan mësuesit ndihmës të cilët udhëtuan nga zona të largëta për të ndjekur trajnimin si: Mallakastra, Korça, Gjirokastra, Dibra, Devolli etj.

Mësuesit ishin të interesuar për të gjitha çështjet që trajton ky modul si: Kuptimi mbi përfshirjen e fëmijëve me AK, këndvështrimi historik, kërkesat ligjore dhe integrimi i saj si një domosdoshmëri e sistemit të edukimit dhe fëmijëve në vështirësi për t’ia dalë; fëmijët me aftësi të kufizuar: llojet, vlerësimi, trajtimi, aktorët pjesëmarrës në vlerësim dhe trajtim. Sfidat dhe dilemat në përfshirje; vlerësimi i nevojave të fëmijëve me AK dhe ardhja në ndihmë e këtyre nevojave me programe te dedikuara. Programet e Edukimit Individual (PEI) dhe zhvillimi i objektivave brenda klasës. Teknikat dhe shkathtësitë e mësueseve në realizimin e objektivave.

Gjatë pushimeve, mësuesit që punojnë me tekstet shkollore Albas patën mundësi të kontaktojnë me stafin lidhur me planet mësimore, librat e mësuesit dhe mjetet didaktike që mund të përdorin për të përçuar sa më mirë dijet te nxënësit e tyre.

Profesionalizmi, materialet e bollshme dhe të pasura me informacion, shembujt praktikë dhe puna në grupe, mjediset e këndshme të punës si dhe mikpritja që ofronte qendra ishin pikat e forta që mësuesit evidentuan. Gjithashtu, ata pohuan domosdoshmërinë e trajnimeve të tilla. Gjatë komunikimit trajnerja është ndalur në vështirësitë që mësuesit hasnin rast pas rasti në përditshmërinë e tyre në shkollë. 


Pas testimit përfundimtar mësuesit u pajisen me certifikata të cilat përmbajnë 1 kredit i nevojshëm për të plotësuar zhvillimin profesional të mësuesit brenda një viti shkollor sipas udhëzimit të MASR, Nr 1 datë  20.01.2017. 

Modulin “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”, i cili përmban 1 kredit dhe kushton 2 mijë lekë. Pagesa kryhet në çdo degë të Raiffaisen Bank pasi të kryeni procesin e regjistrimit. 


Qëndra e Trajnimeve Albas zhvillon trajnime me kredite për tre modulet e akredituara nga institucionet arsimore: Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës; Mësimdhënia në kurrikulat e reja; Menaxhimi i klasës.


Nëse hasni vështirësi gjatë procesit të regjistrimit jeni të lutur të kontaktoni në: 0697070480 ose në adresën [email protected]


Mbetemi në kontakt për çdo paqartësi apo nevojë që ju keni nëpërmjet numrave të telefonit dhe adresës së e-mailit. 


(Portali Shkollor)

3,899 Lexime
5 vjet më parë