POEZI

"AI-AJO"

Poezi e shkruar nga një nënë dhe bashkëshorte për "virusin" më të madh që mbizotëron në shoqërinë shqiptare- vrasjen e grave. Vaksina shpëtuese sipas autores së poezisë, Entela Skora Abazit, është dashuria dhe ndërgjegjësimi.

Ai s’e donte.

Ajo e dinte.

Ai e gënjente.

Ajo e kapërcente.

Ai s’e përfillte.

Ajo mes lotësh flinte.

Ai e shante.

Ajo s’e ndante.

Ai e keqtrajtonte.

Ajo e duronte.

Ai s’e deshte.

Ajo heshtte.

Ai e vrau.

Ajo nuk qau.

Ai u pendua 

Por ish e kotë.

Shpirti i saj

Ish në tjetër botë.


(27.02.2020) 


Poezi nga Entela Skora Abazi (Nenë, bashkëshorte, gazetare) 



(Portali Shkollor) 

2,997 Lexime
4 vjet më parë