Turizmi

Alpinistë e motoçiklistë ‘pushtojnë’ Valbonën

Prej disa ditësh Lugina e Valbonës është ‘pushtuar’ nga dhjetëra motoçiklistë dhe alpinistë nga igjithë vendi, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Bosnja ku autoritetet lokale në bashkëpunim me organizatorët synojnë që të promovojnë turizmin.

Lugina e Valbonës është destinacioni turistik i preferuar i shumë qytetarëve. Kjo zonë frekuentohet kryesisht nga shqiptarët e Kosovës, por nuk mungon interesi i turistëve të huaj të cilët kërkojnë të njihen me traditat e zonës dhe gatimet tradicionale.

Prej disa ditësh Lugina e Valbonës është ‘pushtuar’ nga dhjetëra motoçiklistë dhe alpinistë nga igjithë vendi, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Bosnja ku autoritetet lokale në bashkëpunim me organizatorët synojnë që të promovojnë akoma më shumë këtë perlë të turizmit malor në Shqipëri.

Kryetari i Bashkisë së qytetit verior B. Curri, Besnik Dushaj tha se në këtë aktivitet sportiv të gjithë të pranishmit kanë pasur mundësi që të vizitojnë resurset turistike që ofron Valbona, ndërkohë që ata kanë shkuar edhe në pikën më të lartë, atë të Jezercës.

Të tilla aktivitete janë shumë të rëndësishme për promovimin e mëtejshëm të zonës si dhe thithjen e sa më shumë turistëve vendas e të huaj për të vizituar Valbonën në të gjitha stinët e vitit. 

1,498 Lexime
7 vjet më parë