Ekspozitë

Andi Hila çel ekspozitën “La Vita e Bella”

Andi Hila ka marrë pjesë në Bienalen e Vizatimit në Shkup, Bienalen e Izmirit dhe në vitin 2009, në Bienalen në Florencë të Italisë...

Andi Hila, piktori nga Shkodra ka çelur një ekspozitë të veçantë që mban emrin “La Vita e Bella” në Tulla Center në Tiranë.

Artisti vjen me një shprehje interesante të individualitetit piktoresk.

Piktori Andi Hila ka një stil unik të përdorimit të ngjyrave, kjo vihet re në të gjitha pikturat e tij ndër vite.

Simbolika e veprave është e pasur me probleme të përjetimit të realitetit psikologjik të njeriut të sotëm.

Andi Hila ka marrë pjesë në Bienalen e Vizatimit nëShkup, Bienalen e Izmirit dhe në vitin 2009, në Bienalen në Florencë tëItalisë, etj.   

2,247 Lexime
8 vjet më parë