konkursi

"Dashuria jote është një ishull"

"Dashuria jote është një ishull" është poezi e shkruar nga Panajotis Xhebraj. Ju kujtojmë që sot është afati i fundit për dërgimin e poezive. Nesër do të shpallet fituesi i këtij konkursi. Ju urojmë suksese të gjithëve!

"Dashuria jote është një ishull"

 

Dashuria jote është një diell,

I ftohtë posi shiu i dimrit; e pakuptimtë

Edhe dielli më shkrin flatrat prej qiriri...

Sa herë mundohem t’i afrohem Diellit

Tënd të pamëshirë ...

 

Dashuria jote është një ylber,

Plot me ngjyra; ngjyrat e dashurisë ...

Të cilat nuk arritën të mbushin

Boshllëkun,

Bardh e zi që kam në shpirt ...

 

Dashuria jote është një det,

Dhe si Uliksi dua t’i bëj ballë,

Por dallgët e tua të misterit,

Më mbysin si lugatë ...

 

Dashuria jonë është si hëna ...

E pabesueshme dhe e pakuptimtë,

Një ëndërr me të vërtetë e çmuar,

Një përrallë pa fund e pa fill,

 

Por dashuria jonë është një ishull...

Që shtrihet në detin e paditurisë

Dhe dashurinë unë s’kam ç’e dua,

Kur digjem nga rëra e ishullit tënd të dashurisë.


(Panajotis Xhebraj, Portali Shkollor)

2,252 Lexime
6 vjet më parë