Dedikim

Do më mungoni nxënësit e mi të dashur...

Nuk e di nëse kam qenë në lartësinë e duhur të profesionit dhe misionit tim si mësues, ndoshta kam qenë me serioz se duhet, më i ashpër se ç'kërkohet. Nuk e kam menduar gjatë sa më kanë dashur apo sa i doja unë ata, por për një gjë jam i sigurt sot: Do më mungoni nxënësit e mi të dashur! Me shumë dashuri F.V.

U nisa sot në mëngjes për në punë.


Është data  11 shtator dita e parë e vitit shkollor 2023-2024.


Duke qenë se është një punë që e bej prej vitesh disa gjera janë bërë rutinë dhe i mbërthyer nga kjo rutinë u drejtova për tek klasa me të cilën kaluam tre vite të gjimnazit në të njëjtin ambient dhe që i kisha në kujdestari.


Hyra dhe instinktivisht kërkova praninë e tyre, përshëndetjet e tyre. Buzëqeshjet e tyre, seriozitetin e ndonjërit. Shikimet plot mirësi të çdo njërit. Sapo konstatova mungesën e tyre ndjeva një boshllëk dhe disi i hutuar dola jashtë pasi e kuptova që nxënës të rinj dhe maturantë të tjerë kanë ardhur.


Nuk e di nëse kam qenë në lartësinë e duhur të profesionit dhe misionit tim si mësues, ndoshta kam qenë me serioz se duhet, më i ashpër se ç'kërkohet me kërkesa dhe rregulla, që ndoshta i kanë bezdisur; nuk e kam menduar gjatë sa më kanë dashur apo sa i doja unë ata, por për një gjë jam i sigurtë sot: Do më mungoni nxënësit e mi të dashur.


Ju uroj me zemër udhë të mbarë në jetën e gjatë që u pret krahëhapur përpara dhe suksese në auditorët e universiteteve.


Me shumë dashuri F.V

mësues në gjimnazin jopublik SARINA



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,239 Lexime
8 muaj më parë