DITA E VERËS

Festohet Dita e Verës, epiqendra e festës Elbasani

Në kryeqytet, Dita e Verës u prit me muzikë, lojëra dhe argëtim. Bashkia e Tiranës organizoi një sërë aktivitetesh përgjatë gjithë ditës.

Në kryeqytet, Dita e Verës u prit me muzikë, lojëra dhe argëtim. Bashkia e Tiranës organizoi një sërë aktivitetesh përgjatë gjithë ditës.

I gjithë kryeqyteti duke nisur nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, parku “Rinia”, lulishtja tek sheshi “Skënderbej”, sheshi “Nënë Tereza” si dhe zona tek Blloku u kthyen në arenë festive ditën e 14 marsit.

Në orën 09:00 të mëngjesit u çel panairi EKO në sheshin “Nënë Tereza”, risi e këtij viti, ku kompani lulesh si dhe disa sipërmarrje riciklimi krijuan një kopsht të madh në shesh si dhe promovuan punimet e tyre të realizuara nga mbetjet urbane.

Pjesë e kësaj feste tradicionale tashmë janë edhe fëmijët. Kështu rreth 1000 fëmijë të veshur më uniforma të gjelbra dhe kafe, u vendosen në formën e një peme nën moton “Jeto Eko, Festo Eko”.

Ansambli i Tiranës, Teatri i Kukullave, Cirku i Tiranës gjithashtu janë pjesë e festimeve të 14 marsit, ku kanë parashikuar performanca të ndryshme argëtuese për fëmijë dhe të rritur.

Po ashtu, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me biznese të ndryshme Ditën e Verës organizoi koncerte të ndryshme. Në skenë kënduan këngëtarët më të njohur nga Kosova dhe Shqipëria.

Ndërsa në qytetin e Elbasanit festimet kanë nisur që në mesnatë. Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Aqif Pasha” për të ndjekur koncertin e mundësuar nga bashkia e këtij qyteti.  Këngëtarë të njohur shqiptarë janë ngjitur në skenë për të festuar së bashku ardhjen e verës dhe ikjen e dimrit.

1,371 Lexime
8 vjet më parë