Kosova fiton çmimin special të jurisë Europa Nostra 2016
Çmimet speciale janë dhënë për kontributin e shquar në ruajtjen dhe për përmirësimin e trashëgimisë, të cilat janë vle¬rësuar veçanërisht nga juritë, por të cilat nuk janë përfshirë në përzgjedhjen përfundimtare që të marrin një çmim
Projekti hulumtues shkencor nga Kosova: Eposi i Kreshnikëve-monument i trashëgimisë kulturore shqiptare në Ballkan: Kosovë, Shqipëri, Mal i Zi ((Krajë dhe Malësi e Madhe), Maqedoni (zona Kumanovë-Kërçovë), Serbi (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), 2012-2015, është fitues i Çmimit Special të Jurisë Europa Nostra 2016. Projekti u realizua nga prof. dr. Zymer Ujkan Nezir, Instituti Albanologjik i Prishtinës.
Këtëvit, juritë e çmimeve kanë dhënë çmime të veçanta për 16 të arriturat e trashëgimisë nga 11 vende. Çmimet speciale janë dhënë për kontributin e shquar në ruajtjen dhe për përmirësimin e trashëgimisë, të cilat janë vlerësuar veçanërisht nga juritë, por të cilat nuk janë përfshirë në përzgjedhjen përfundimtare që të marrin një çmim. Fushat e vlerësuara me çmime speciale janë: arkeologjia, arkitektura, restaurimi, konservimi, muzeologjia, kurse trashëgimia jo materiale përmendet vetëm në një rast në Spanjë dhe projekti ynë nga Kosova.
Bashkëpunëtorë të këtij projekti janë: prof. dr. Shaban Sinani, Qendra e Studimeve Albanologjike,Tiranë, prof. dr. Zeqirja Neziri, Universiteti i Shkupit, prof. dr. Begzad Baliu, Universiteti i Prishtinës, si dhe nga Instituti Albanologjik i Prishtinës: dr. sc. Bashkim Lajçi, dr. sc. Albin Sadiku,dr. sc. Vlorë Fetaj-Berisha.
Rezultatet e këtij projekti, ndër më të mëdhenjtë e këtij lloji ndër ne e në Evropë, janë: 15 vëllime me këngë dhe tregime të shkruara (me mbi 5 mijë faqe) dhe 16 vëllime me anketa (afër 6 mijë faqe). Janë shënuar 440 këngë e motërzime, me 103 069 vargje, sidhe janë shkruar 69 tregime me 2 679 rreshta. Subjekte të terrenit kanë qenë 235 këngëtarë e tregimtarë. Me kamer janë 5 289 minuta incizim, nga Baton Z. Neziri.
Çmimi special iJurisë së Europa Nostra ka rëndësi tejet të madhe, sepse Eposi i Kreshnikëve për herë të parë vlerësohet në shkallë evropiane, duke i paraprirë UNESCO-s që këtë pasuri të madhe poetike shqiptare ta rendis në vlerat e trashëgimisë botërore të njerëzimit. Përveç Kosovës, shtete fituese të çmimeve speciale janë: Gjeorgjia, Turqia, Britania e Madhe, Belgjika, Letonia, Spanja, Republika Çeke, Italia, Gjermania, Rusia.
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali
Përgatitja e prindërve dhe e fëmijëve për kopshtin